Musliu takohet me përfaqësuesit e SHBA-së
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Colleen Smith.
Gjatë takimit është biseduar për çështjet politike dhe të sigurisë si dhe për pozitën e shqiptarëve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Colleen Smith e ngarkuar ne sektori politik shprehi përkushtimin në angazhimin e Ambasadës së SHBA-së të akredituar në Beograd për të zgjidhur problemet me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet tjera që janë në kompetencë të KKSH-së e posaçërisht vëmendje e veçantë i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Duke u fokusuar në mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Gjatë bisedës u akorduan për një bashkëpunim me të gjithë korin diplomatik për të zgjidhur këtë problematik./rajonipress/


