Salihu: Komuna po i hakmerret fshatit Miresh
Gjilan – Sadat Salihu kryetar i pikës në Miresh nga radhët e LVV ka thënë se qeverisja komunale qëllimisht e ka anashkaluar nga dëgjimet publike Mireshin. Kjo tregon më së miri që fshati ynë në zgjedhjet komunale të tetorit nuk duhet dhe nuk ka më asnjë arsye ta votoj këtë qeverisje. Fshati ynë meriton shumë më shumë dhe ne do ta rikthejmë këtë së bashku me juve ka shkruar Salihu.
Sadat Salihu ka akuzuar qeverisjen komunale se po e anashkalon ose po i hakmerret fshatit Miresh.
Salihuj në një postim të tij ka thënë se Mireshi nuk është i përfshirë në dëgjimet publike të planifikuar që të mbahen nga ana e komunës. “Siç mund ta shihni tabelën në dëgjimet publike të komunës së Gjilanit i vetmi fshati ynë nuk është i përfshirë në këtë listë të dëgjimit publik që banorët tanë t`i tregojnë hallet e tyre dhe investimet që duhet bëjnë organet komunale në fshat. Siç edhe kam reaguar në kontinuitet për mos punën e qeverisjes komunale në fshatin tonë, tash më edhe ju jeni dëshmitar të kësaj qasje negative të tyre. Kjo tregon më së miri që fshati ynë në zgjedhjet komunale të tetorit nuk duhet dhe nuk ka më asnjë arsye ta votoni këtë qeverisje. Fshati ynë meriton shumë më shumë dhe ne do ta rikthejmë këtë së bashku me juve” ka shkruar Sadat Salihu./rajonipress/


