FIDANISHTJA

Forumi i Gruas së LDK-së e mirëpret kandidaturën e Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan e ka mirëpritur kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar të Gjilanit. Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se ne jemi të vetëdijshëm për sukseset dhe për të arriturat që ka bërë Lutfi Haziri.

Postimi i plotë i Valentina Bunjaku Rexhepit

Sot u mbajt takimi i radhës i Forumit të Gruas të LDK, unë i njoftova se kandidat për kryetar të Gjilanit do të jetë prapë Kryetari i tanishëm z.Lutfi Haziri. Në Forum ky lajm u mirëprit me admirim sepse ne jemi të vetëdishjme për sukseset dhe të arriturat që ka bërëe kryetari.

Si çdo takim tjetër edhe sot u diskutua për aktivitetet e shumta që po i ndërmerr ky Forum me të vetmin qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për femrat Gjilanase, por njëkohësisht dhe një arritje të sukseseve në përgjithësi.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë duke u mbajtur në degët dhe nëndegët që ka Forumi, kërkesat e qytetarëve, hallet e tyre dhe u fol se cilat janë mundësitë tona në përmirësimin e kushteve sa më të mira aty ku ka nevojë.

Uji Dea

Me propozimin e anëtareve të Kryesisë së këtij Forumi u krijua lista e Këshilltareve Komunale, ky votim ishte shume unanim dhe konstruktiv nga anëtaret dhe se secila femër që u propozua bartte mbi vete seriozitetin e punës dhe aktiviteteve të tyre.

Kjo listë e jona do të diskutohet edhe nga Kryetari jonë z. L. Haziri, ku ne besojmë se do ta kemi përkrahjen maksimale nga ana e tij.

Forumi i Gruas në Gjilan së bashku me strukturat e saja është promotore e kësaj rruge. Ne shpresojmë që puna jonë do të jetë fryt i fuqishëm në avancimin e femrës dhe të gjithë të tjerëve. Të gjitha Këshilltareve të propozuara u urojmë suksese.

Së bashku drejtë fitores së radhës ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.