ARKATANA

Bashkimi i Koretinit “Arrë e fort” në Ligën e parë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra e Bashkimit të Koretinit e cila është anëtare e re e Ligës së Parë futbollistike të Kosovës, me mjaft sukses po përgatitet për sfidat të cilat do ta presin në Ligën e Parë.

Përpos disa përforcimeve të cilat i kanë bërë me disa futbollist të rinjë, ku mosha mesatare e skuadrës sillet rreth 22 vjeç, krerët e klubit në radhët e veta kanë sjellë edhe trajnerin e ri, Skender Hoxha.

Ish futbollisti dhe trajneri, Skender Hoxha, më herët kishte udhëhequr skuadrën e Dritës dhe kategoritë e reja të këtij klubi, ai është mjaft i kënaqur me përgatitjen dhe atmosferën në klub.
“Është kënaqësi të punosh së pari me stafin e klubit i cili është mjaft i organizuar dhe secili e di punën e vet, duke dëshmuar se skuadra e Bashkimit është një skuadër shumë e organizuar dhe e përkrahur nga qytetarët e Koretinit”, thekson Hoxha.

ARKATANA

Trajneri i “Portokallinjëve”, Skender Hoxha, thekson se skuadra e tij në Ligën e Parë do të jetë një skuadër shumë e fort.
“Në mesin tonë kemi futbollist mjaft të talentuar të cilët do të japin ma të mirën e tyre do të korrigjohemi deri në fillim të kampionatit, është më rëndësi që kemi stadiumin tonë, shikuesit dhe përkrahjen e qytetarëve të Koretinit shpresoj se së bashku do t`i arrijmë synimet tona dhe do të jemi një skuadër që e dimë se çka kërkojmë në Ligën e Parë”, ka bërë të ditur Hoxha.

Ne javën e parë të stinorit 2017-2018 skuadra e Bashkimit do të jetë udhëtuese në Obiliq ku do të takohet me KEK-un./rajonipress/