Rashica në ekipin e javës
Ylli i Kosovës, Milot Rashica e ka nisur në mënyrë perfektë sezonin e ri me skuadrën e tij, Vitesse.
Rashica që në ndeshjen e parë ndaj Nec Breda, ka shënuar gol dhe ka asistuar në fitoren e thellë të skuadrës së tij 4:1.
Kjo paraqitje e tij e mirë ka bërë që ai të përfshihet në formacionin më të mirë të javës së parë. /Expresss/


