Protestuesit në mbështetje të së miturës: Jemi me ty e femrat, edhe kur shteti dekoron kriminelët
Në mbështetje të së miturës nga Drenasi, e cila po raportohet se u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj, më pas dhe nga polici hetues.
Me pankarta në duar “Bac, na nxijtën ftyrën”, “Rrezik, zonë e pedofilisë”, “Përdhunuesit në burg”, “Kush me na mbrojt prej policisë”, “Viktima e rradhës???”, “Shtet përdhunues”, “Duhesh me m’msu, jo me m’abuzu”, “Orari mësimor, ora e parë fizikë, e dyta përdhunim”, protestuesit kërkuan drejtësi për të miturën, raporton Indeksonline.
Protestuesit kërkuan nga policët që të bashkohen në protestë, e cila po mbahet pikërisht duke kërkuar drejtësi për të miturën, e cila dyshohet se u përdhunua nga një polic i Kosovës.
“A duhet me ul kry e me pranu me jetu kështu? Ne duhet të bashkohemi kundër të keqes dhe ti tregojmë të gjitha grave e femrave se jemi me to, edhe kur shteti është kundër tyre duke u dhënë poste e dekorata kriminelëve”, ka thënë njëra nga protestueset.
Ata u mblodhën para Stacionit të Policisë së Kosovës, derisa pjesëtarët e policisë po sigurohen për mbarëvajtjen e protestës./indeksonline/

