Uji Dea

PDK: Qytetarët po e kërkojnë rikthimin e qeverisjes nga PDK-ja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Interesimi i qytetarëve të cilët e duan ri-kthimin e qeverisjes së PDK-së në Gjilan është i lartë, ata e kanë pranuar se në zgjedhjet e kaluara komunale, gabimisht i kanë besuar një kryetari i cili çdo herë ka bërë lojëra politike për përfitime dhe interesa personale dhe të një klani i cili e rrënoi zhvillimin e komunës dhe perspektivën e qytetarëve të Gjilanit

Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja forcë politike që Gjilanin do ta kthejë në rrugën e duhur të zhvillimit, rendit dhe ligjit. Mobilizimi i strukturave të PDK-së, do të ndryshojë qeverisjen në komunë dhe do ta nxjerr Gjilanin nga depresioni i thellë ekonomik, nga bërllogu që e ka mbuluar çdo lagje, fshat e vendbanim.

Qytetarët e Gjilanit nuk i kanë pasur kaq shumë borxh një kryetari dembel dhe të papërgjegjshëm.

Uji Dea

PDK është e angazhuar seriozisht dhe maksimalisht që në zgjedhjet komunale, të garojë me kandidatë të dëshmuar dhe kuadro profesionale, të cilët e kanë dijen, përvojën dhe guximin për të bërë punë të mëdha dhe të rëndësishme në interes të qytetarëve.

Programi i qeverisjes katër vjeçare dhe kandidati për kryetar të komunës nga PDK, do të jenë shpresa e vetme dhe besimi për qytetarët që e duan të mirën për Gjilanin.

Interesimi i qytetarëve të cilët e duan ri-kthimin e qeverisjes së PDK-së në Gjilan është i lartë, ata e kanë pranuar se në zgjedhjet e kaluara komunale, gabimisht i kanë besuar një kryetari i cili çdo herë ka bërë lojëra politike për përfitime dhe interesa personale dhe të një klani i cili e rrënoi zhvillimin e komunës dhe perspektivën e qytetarëve të Gjilanit thuhet në njoftimin e Ilir Tahirit nga zyra për Informim e PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.