Fundamenti

Memushaj pranë kalimit te skuadra e Serie A

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ledian Memushaj është më pranë se kurrë transferimit te Benevento.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk do të qëndrojë më te Peskara dhe shumë shpejt pritet të nisë aventurën e tij të re me ekipin që siguroi ngjitjen në Serinë A.

Hidromorava

“Gazzetta Dello Sport” shkruan se ditën e djeshme Benevento ka vendosur që të nënshkruajë me shqiptarin dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.

Mbetet për t’u diskutuar mënyra se si do të bëhet transferimi (huazim me detyrim blerjeje, apo blerje e menjëhershme e kartonit të tij).