ARKATANA

Besimi në sistemin e drejtësisë ka rënë përtokë

/ 18 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit e shohin dhe e vlerësojnë si një përpjekje për kthesë serioze në sistemin e sundimit të ligjit faktin se si e theksoi me vend edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, kur tha se populli e ka humbur besimin te drejtësia dhe tani, sipas tij, është koha e fundit për ta rikthyer besimin e popullit, duke u treguar të paanshëm.

Osmani: E vetmja shpresë është Ligji i VETTING-ut dhe dekriminalizimit të drejtësisë së Kosovës

“Kur edhe vetë kryetari i Gjykatës Supreme deklaron se populli e ka humbur besimin në drejtësi, ky është edhe vërtetimi më i mirë dhe më i saktë i asaj se ka vite që e publikon dhe e thotë në dhjetëra e dhjetëra shkrime, opinione dhe artikuj të saj, gazeta më e madhe shqiptare, ‘Kosova Sot’. “Kosova Sot”, kjo tribunë mediatike drejtësie, vërtetësie, paanshmërie dhe lirie, e ka paraparë dhe e ka promovuar gjithmonë si zgjidhjen dhe domosdoshmërinë e duhur për ndërtimin e shtetit ligjor dhe kthimit të besimin qytetar dhe publik në drejtësi miratimin e VETTING-ut, si reformën jetike për shqiptarët, e cila do ta pastronte drejtësinë politike, të kriminalizuar e të korruptuar”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Skënder Kapiti

Mirëpo, sfida mbetet për t’u realizuar ky synim, pra kthimi i besimit në popull për sistemin e drejtësisë, përderisa sistemin e drejtësisë e kontrollon dhe dirigjon politika e inkriminuar dhe nëntoka kriminale, e cila vazhdon të mbetet e paprekur nga sistemi i drejtësisë në Kosovë. Kjo e bën situatën të rëndë dhe nuk ka shanse që të sillen në bankën e të akuzuarve mafio-oligarkia politiko-financiare nga prokurorët dhe gjyqtarët aktualë të kapur jo vetëm nga politika, por edhe nga nëntoka kriminale e mafio-oligarkisë në institucionet e shtetit dhe jashtë tij.

Për ta thyer këtë monopol të politikës mbi drejtësinë, njohësit e kësaj fushe theksojnë se situata kërkon që të iniciohet sa më shpejt, qoftë në Qeveri apo në Kuvend Ligji për VETTING-un, dekriminalizimin në drejtësinë kosovare dhe në institucionet e tjera të shtetit!

Qytetarët e Kosovës janë ngopur me deklarata boshe

Me qasje realiste e sheh shqetësimin e z. Peci njohësi i fushës së publicistikës dhe krijimtarisë, Azem Osmani, por nuk është optimist se ndryshimet pozitive mund të vijnë shpejt dhe fluturimthi.“Kur dëgjova deklaratën e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, që tha se populli e ka humbur besimin te drejtësia, m’u kthye kujtesa me shpejtësinë e rrezeve të dritës, kur pranonte dhe premtonte luftimin e pakursyer të krimit të organizuar dhe korrupsionit kryeprokurori Aleksandër Lumezi.

Menjëherë pas kësaj, më erdhi rrëshqitazi edhe deklarata e famshme e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se “Toleranca ndaj korrupsionit do të jetë zero”. Sot jemi 20 vjet pas lufte dhe çdo ditë e më shumë, jo se po luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, por vetëm se, dita-ditës, po thellohet. Kemi krijuar përshtypjen se deklaratat e tilla po i japin si sinjal metaforik për fushatën e radhës, në funksion të thellimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit; sinjal për forcimin e kapjes së sistemit të drejtësisë.

Qytetarët e Kosovës janë ngopur me deklarata boshe. Ata kërkojnë t’i shohin e t’i ndiejnë efektet në praktikë: duke i vënë prapa grilave abuzuesit e parasë publike, duke u shpallur aktvendimet gjyqësore, ku të tillët gjykohen me dënime meritore dhe jo lirime nga aktakuza apo dënime me kusht. Një sistem të kapur nuk mund ta lirojnë të kapurit, ndërsa kapësit e duan gjithmonë të tillë”, është shprehur Osmani për gazetën “Kosova Sot”. Ai tutje ka shtuar:

“Thonë shpresa vdes e fundit! E vetmja shpresë është Ligji i VETTING-ut dhe dekriminalizimit të drejtësisë së Kosovës, por jo vetëm të drejtësisë. Sikur mos të përkrahej ky ligj në zbatim nga SHBA-të, atëherë sërish do të zhyteshim për peshkimin e shpresave në detin pa ujë”, theksoi analisti Azem Osmani për “Kosova Sot”.

Ligjëruesi i së drejtës, Blerim Burjani, nga ana e tij, dyshon shumë që deklarata e z. Peci do të ndikojë për të mirë, pasi që sipas Burjanit drejtësia kosovare është e kapur thellë nga politika dhe nuk mund të çlirohet edhe aq lehtë.“Politika bashkëjeton me drejtësinë dhe kjo u vërejt edhe në Kuvend. PDK-ja u angazhua që të mbeten paga të njëjta, që janë sa të presidentit të Kosovës, dhe kjo drejtësi është selektive, e kapur nga PDK-ja deri në krye dhe kush nuk merret me të.

Sponsori kryesor i këtyre njerëzve në drejtësi është një parti politike komplet – PAN-i, besimi rikthehet vetëm dënohen politika që kanë uzurpuar paranë publike dhe keqpërdorin buxhetin e shtetit përmes korrupsionit, zhvatjes dhe keqpërdorimit të parasë publike. Pa konfiskim të pasurive pa bazë nuk kthehet besimi tek qytetarët”, është shprehur ai.

Kapiti: Vetëm vetting-u kthen besimin në drejtësi

Sipas njohësit të fushës së drejtësisë, Skënder Kapiti, ajo që e ka thënë z. Peci është vetëm një konfirmim i krejt atyre shqetësimeve të ngritura dhe ta artikuluara për vite me radhë nga gazeta “Kosova Sot”, e që storia e tyre mund të mbyllet vetëm me bërjen dhe zbatimin e Ligjit të VETING-ut. “Kur edhe vetë kryetari i Gjykatës Supreme deklaron se populli e ka humbur besimin në drejtësi, ky është dhe vetë vërtetimi më i mirë dhe më i saktë i asaj që ka vite që e publikon dhe e thotë në dhjetëra e dhjetëra shkrime, opinione dhe artikuj të saj, gazeta më e madhe shqiptare “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”, kjo tribunë mediatike, drejtësie, vërtetësie, paanshmërie dhe lirie, e ka paraparë dhe e ka promovuar gjithmonë si zgjidhjen dhe domosdoshmërinë e duhur për ndërtimin e shtetit ligjor dhe të kthimit të besimin qytetar dhe publik në drejtësi, miratimin e VETTING-ut, si reformën jetike për shqiptarët, e cila do të pastronte drejtësinë politike, të kriminalizuar e të korruptuar. Edhe vetë gjyqtarët e prokurorët, si dhe vetë politikanët e Kosovës, e dinë shumë mirë atë se ata janë faktorët dhe autorët e falimentimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, ata vetë janë autorët e instalimit të hajdutokracisë dhe të mafio-oligarkisë në sistem dhe po ashtu për këto arsye ata edhe janë pengesat kryesore, të cilët nuk e duan dhe e bllokojnë çdo nismë për miratimin e VETTING-ut, pasi VETTING-u do të ishte ndëshkimi i merituar dhe i pashmangshëm për ta. Nuk e di se sa opinioni qytetar në Kosovë, sidomos opinioni rinor dhe ai studentor, lexojnë dhe informohen me të vërtetat shoqërore, politike, patriotike dhe të drejtësisë, të paraqitur me aq përkushtim dhe me kompetencë dhe vërtetësi realitetin kosovar gjithë dimensional, prej së cilës e mësojmë edhe ne në Shqipëri si dhe shqiptarët kudo që janë në trojet e tyre dhe në diasporë nga shtypi dhe media e lirë, profesioniste dhe kombëtare, “Kosova Sot”.

Mësojmë gjithashtu se po bëhen shumë protesta e greva në Kosovë, por çuditërisht atyre u mungon motivi kryesor dhe ai që është më i duhuri sot për Kosovën: ndërtimi i shtetit ligjor me standardet moderne shtet formuese, ku standardi thelbësor i shtetit ligjor dhe i demokracisë është sundimi i ligjit. Në kushtet konkrete këtë e bën vetëm një reformë radikale në sistemin e drejtësisë, që është VETTING-u.

Pra, duhet që shoqëria civile të protestojë në mënyrë që t’ia imponojë politikës dhe Parlamentit në Kosovë miratimin e Ligjit të VETTING-ut, madje duke kërkuar për këtë edhe ndihmën e SHBA-së”, theksoi analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot”.

Preteni: Politika po angazhohet në bllokimin e organit të akuzës

Ish-kreu i AKK-së, Hasan Preteni, thotë se ky alarm i z. Peci është serioz dhe fokusi i pastrimit të radhëve dhe kërkimit të llogaridhënies duhet të adresohet tek prokuroria, që është shtylla kryesore e sundimit të ligjit, sepse aty hartohen dhe ngrihen aktakuzat, nga cilësia e të cilave varet epilogu.“Rrethi mendoj se po mbyllet, sepse Enver Peci nuk është përfshirë në asnjë aferë korruptive, është person me dinjitet dhe integritet. E çmoj angazhimin e tij në të gjitha fazat e angazhimit patriotik në kohën para luftës, edhe tani po e reflekton atë frymë.

Para disa ditësh ai raportoi se të gjitha lëndët kundër korrupsionit i ka zgjidhur me kohë, por se numri i tyre është shumë i vogël. Është parim në drejtësi: “Më ofroni provat, ne do shqiptojmë gjykimet”! Pra, mendoj që gjyqësori në Kosovë është në duar të drejta, por organi i aktakuzës jo. Nga praktika po shihet se politika po angazhohet në bllokimin e organit të akuzës! Nuk ka aktakuza… nuk ka as aktgjykime! Presioni i publikut duhet të drejtohet e të ashpërsohet vetëm kundër hetuesisë dhe prokurorisë. Policët hetues dhe prokurorët janë pjesë e krimit, ata nuk e hetojnë dhe akuzojnë krimin, sepse vetë janë pjesë e krimit.

Unë do të përgëzoja edhe Komisionin Kuvendor në krye me Nait Hasanin dhe aktivistin kryesor Milaim Zekën, që insistuan që prokurorëve dhe gjyqtarëve t’u ulen pagat, e patë reagimin. S’ka parime, por ka interesa personale, shikojeni se për kë intervenoi kryeparlamentari dhe mund të kuptoni se kush kë e ka kapur. Definitivisht kërkohet me urgjencë vetting për organin hetues dhe prokurorinë. Me një analizë të thjeshtë, do të kuptoni se në bazë të asaj së kush për kë u interesua dije se kush çfarë interesi ka”, theksoi analisti Hasan Preteni për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Mobi Casa