UBT

Haliti: I kam mbajtur premtimet, dal ballëhapur para qytetarëve edhe për një mandat

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sokol Haliti është kandidat nga radhët e LDK-së për të parin e komunës së Vitisë. Haliti është i bindur se ka punuar në dobi të qytetarëve të Vitisë, se i ka realizuar projektet dhe se i ka mbajtur të gjitha premtimet. Vitia tash ka identitet dhe emër thotë Haliti.

Sokol Haliti është njëri nga kryetarët e rrallë nëpër komuna i cili ka punuar me përkushtim për projektet e shumta infrastrukturore duke qenë i lidhur edhe me hallet e përditshme të qytetarëve.

Këto premisa e bëjnë Halitin sërish kandidatin serioz për të parin e komunës i cili sipas të gjitha gjasave rival kryesor do ta ketë Salih Salihun e VV.

Për rajonipress Sokol Haliti ka folur për synimet e tij edhe për mandatin vijues dhe i ka bërë një rekapitullim punës së tij katër vjeçare.

“Vitia në këtë mandat ka pasur suksese të jashtëzakonshme të gjithëmbarshme në të gjitha sferat, infrastrukturë, ambient, kulturë, sport,dhe bujqësi etj. Sukses i veçantë ka qen ballafaqimi me sfidat si rregullimi dhe pastrimi i Moravës, rregullimi i magjìstrales, e shumë e shumë projekte tjera. Ballafaqimi me sfidat dhe realizimì i njëqind përqind i premtimeve kanë qen sukseset më të mëdha, dalja e Vitisë përtej kufijve administrativ në shumë fusha, zona ekonomike dhe certifikimi i saj, krijimi i ambientit biznesit, investitori gjerman vetëm ka filluar me 150 punëtor në sferën e tekstilit” etj

FIDANISHTJA

Sipas Sokol Halitit, Vitia edhe një mandat do të jetë komuna absolut më e bukura dhe më e pastra në Kosovë me shëtitore rreth Moravës që vetëm kemi rregulluar tre kilometra, me zonë ekonomike me zhvillim ekonomik të hovshëm, veç kemi filluar me zona kulturo historike dhe eko – turistike të shkëlqyeshme. Thjesht, Vitia tash ka identitet dhe emër mendon Haliti.

Thotë se bujqësia do të ketë prioritet pasi kemi filluar t`i zhvillojmë gjithë sektorët dhe nënsektorët bujqësor, lidhjet me Komunën e Gjilanit me rrugën e Nasalës dhe Kravaricën, me Ferizajin përmes Komogllavës dhe me Kaqanikun përmes Kerbiliqit kanë qen në prioritetin tonë.

“Për 4 vite jemi rendit nga shumë faktor relevant vendor e ndërkombëtar si top komunë. USAID-i, OSBE-ja KDI, GAP dhe auditori gjeneral na ka rendit sivjet shkëlqyeshëm. Mbajtja e fjalës rreth gjitha premtimeve, rregullariteti i plot, puna me ligj, rehabilitimi i raporteve ndër institucionale” etj

Sipas tij janë shumë projekte e investime të prekshme që i japin shtytje, besim dhe vullnet për të vazhduar edhe me mandatin vijues. “Shumë shkolla të reja, shumë rrugë të fshatrave dhe lagjeve, 136 rrugë të lagjeve, parqe dhe shëtitorja, ambulanca dhe emergjencën e re në Viti dhe në Pozhoran, në kulturë, rini e sport jem top komunë për 3 vite dy ekipe i kem shti në ligën e parë dhe tash njëra në Superlìgë, shejntaret në Baku e Rio e shumë klube reja, shoqata e artistëve dhe galeri të arteve, kemi themeluar zyre të investimeve dhe jemi e vetmja komunë në Kosovë” tha Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.