Hidromorava

Luta: Do t`i prijë procesit të fitores për Gjilanin e gjilanasve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar në nivel qendror, ka thënë se ai do t`i prijë procesit të fitores i sigurtë që Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e radhës, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multimilionëshe për Gjilanin e zhvilluar, Gjilanin e gjilanasve.

Pas takimit me kryesinë e degës, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim përfaqësuesit e nëndegëve dhe forumeve.

Kryetari Haziri, duke folur lidhur me situatën në nivel nacional, ka njoftuar strukturat se LDK është unike dhe po punon që në rast të dështimit të të tjerëve të merr mandatin për krijimin e qeverisë, ai ka thënë se pavarësisht vonesave në krijimin e institucioneve, LDK nuk ka lënë vend për tu krijuar vakum institucional.” Njëherit kemi vendosur për funksionalizimin e plotë të shtabit punues, dhe nga sot grupet punuese do të shtrijnë aktivitetin në të gjitha nivelet dhe do punohet në vlerësimin e drejtë të gjendjes me qëllim që ti japim rëndës projekteve që ndikojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për jetë. Po ashtu, deri në hapjen zyrtare të fushatës, janë përcaktuar të gjitha detyrat, përfshirë grupet punuese për daljen në terren me qëllim të punës me strukturat e partisë në nivel të nëndegëve si dhe është vendosur që më 21 dhe 22 gusht të mbahet kuvendi dy ditor i degës, kuvendi do të ketë karakter pune, ku do mbahen seanca sektoriale me qëllim të nxjerrjes së një programi sa më përfshirës, ka thënë Haziri.

UBT

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar në nivel qendror, ka thënë se ai do t`i prijë procesit të fitores i sigurtë që Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e radhës, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multimilionëshe për Gjilanin e zhvilluar, Gjilanin e gjilanasve.

“Nën qeverisjen tonë, Gjilanit i është kthyer kujdesi i qeverisë në investime dhe nuk kemi me leju me u shembë kjo”, tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.