Talenti Edi Shaqiri pjesë e 2 Korrikut
Gjilan – Futbollisti Gjilanas, Edi Shaqiri, i cili ishte pjesë e të gjitha kategorive në KF Drita, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ligës së Parë nga kryeqyteti 2 Korriku.
Talenti 18 vjeçar i cili është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll U19, edhe pse kishte oferta nga shumë klube të Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që po i bashkëngjitëm këtij klubi me traditë, është një skuadër me shumë futbollist cilësor e në veçanti me talent të mëdhenj të cilëve ju jepet rasti siç është mosha ime, për skuadrën do të jap më të mirën për sukseset e reja”, ka bërë të ditur talenti Shaqiri.
Siç mësohet njeriu që kontribuoi për shkuarjen e Shaqirit tek “verdh e zinjët” e 2 Korrikut është njëri ndër menaxheret më të suksesshëm të futbollit Kosovar, Ymer Stanovci, i cili ka një kohë të gjatë që përcjell karrierën e talentit Edi Shaqiri./sylejman ismajli/rajonipress/


