Surdulli falënderon LDK dhe kërkon përkrahjen e qytetarëve për të dalur fitues
Kamenicë – Me këtë rast unë kërkoj përkrahjen e juve qytetarë të nderuar që të komunikojmë dhe të punojmë së bashku që me 22 tetor të jemi fitues dhe po ashtu së bashku të punojmë gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar për mirëqenien e juaj dhe vazhdimin e projekteve të rëndësishme për juve ka shkruar Shaip Surdulli.
Postimi i plotë i Shaip Surdullit kandidatë për kryetar në komunën e Kamenicës nga radhët e LDK-së.
Të dashur dhe të respektuar qytetarë të komunës së Kamenicës. Kudo që jeni iu përshëndes dhe ndaj me juve besimin për vendimin e Kryesisë së LDK-së, që me propozimin e Degës së LDK-së, më 10.08.2017 morën Vendim për kandidimin tim për Kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet komunale të 22 tetorit 2017.
Me këtë rast unë kërkoj përkrahjen e juve qytetarë të nderuar që të komunikojmë dhe të punojmë së bashku që me 22 tetor të jemi fitues dhe po ashtu së bashku të punojmë gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar për mirëqenien e juaj dhe vazhdimin e projekteve të rëndësishme për juve.
Me respekt,
I juaji Sh.Surdulli.


