Statistikat mbresëlënëse të Xhakës ndaj Leicester City
Granit Xhaka ka shkëlqyer në fitoren e Arsenalit prej 4:3 ndaj Leicester Cityt, duke asistuar dy herë në fund të ndeshjes, për ta ndihmuar ekipin e Wenger që t’i marrë tri pikë nga takimi i parë në Premierligë.
Arsenali e ka nisur me fitore zezonin e ri në Premierligë, duke e mposhtur 4:3 Leicester Cityn në stadiumin “Emirates”, ku skuadrat dhuruan spektakël për gjithë të pranishmit.
Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili e nisi fuqishëm sezonin duke dhuruar dy asistime, po kaq kishte sezonin e kaluar, shkruan Gazeta Express.
Ai asistoi te dy golat e shënuar në fund të ndeshjes (Aaron Ramsey 83′ dhe Oliver Giroud 85′), që ia siguruar tri pikë “Topçinjve”.


