Ju premtuan asfalt, përfitojnë vetëm zhavorr, revoltohen banorët
Gjilan – Banoret e fshatit Çelik kanë paralajmëruar protestë para komunës për faktin se atyre u ishte premtuar se do tu shtrohet rruga me asfalt e ndërkohë u është thënë se në mungesë të buxhetit do të shtrohet vetëm me zhavorr.
Shefket Bajrami nga fshati Çelik është i revoltuar për faktin se Lutfi Haziri dhe Rexhep Kadriu u kishin premtuar banorëve se do ta asfaltojnë rrugën prej dy kilometrave. “Tash po thonë që s`ka buxhet kurse tenderin e ka fituar kompania “Zuka” për ta shtruar vetëm me zhavorr rrugën. Kjo është një shkelje e madhe dhe një padrejtësi që po i bëhet banorëve nga ana e udhëheqjes komunale” tha Bajrami./rajonipress/


