United Hospital

“Avullimi” i njohjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Fushata e egër e diplomacisë serbe ka bërë që disa shtete ta pezullojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Një veprim të tillë dje e bëri shteti i Palaut, derisa po vijnë paralajmërimet se njëjtë do të veprojnë së shpejti edhe katër shtete tjera të botës.

Në kohën kur, sipas zyrtarëve serbë, njohjet e pavarësisë së vendit kanë marrë tatëpjetën, Kosova qe disa muaj nuk ka ambasadorë në Angli, në Suedi, në Australi, por as në Shqipëri, shkruan gazeta “Zëri”.

FIDANISHTJA

Ndonëse në vitin 2013 kishin nënshkruar Marrëveshjen e Parë të Parimeve për Normalizimin e Marrëdhënieve, Serbia nuk po rresht së ndaluri fushatën e egër kundër Kosovës duke lobuar te shtetet e ndryshme të botës që t’i tërheqin njohjet.

Gjatë ditës së djeshme mediet serbe raportuan se shteti i Palaut ka marrë vendim që ta pezullojë njohjen e Kosovës derisa të përfundojë procesi i dialogut me Serbinë. Pos kësaj, përfaqësuesit e institucioneve serbe kanë paralajmëruar se shumë shpejt në drejtim të Kosovës do të vijnë edhe katër tërheqje të tilla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.