United Hospital

Paralajmërohen protesa kundër Gjykatës Speciale!

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Pas ftesave nga Gjykata Speciale për ish- pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për tu intervistuar nga kjo Gjykatë, u kërkua që të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së të mos i përgjigjen ftesave të Speciales.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL e UÇK-së), Hysni Gucati, të cilët e bënë zyrtarisht këtë kërkesë, ka thënë se kjo Gjykatë do të dështojë ashtu si gjykatat e tjera gjatë viteve të kaluara.

Ai i ka siguruar qytetarët se të akuzuarit do të kthehen faqebardhë në Kosovë.

“Unë besoj, në finale do të jetë sikur gjykatat tjera që kanë dështuar të gjitha. Si gjykata e UNMIK-ut, gjykata e EULEX-it, gjykata ndërkombëtare e Hagës që ka qenë dhe që ka dështuar, besoj dhe tash në këtë, gjykata do të dështoj, për arsye se ne kemi përvojën tash dhe të gjitha gjykatat i kemi fitu”, tha Gucati.

Sipas tij, kjo Gjykatë është e njëanshme.

KKVITI

“Thirrja e tillë për heshtje ka qenë arsyeja sepse kjo Gjykatë është e njëanshme, është e papranueshme për Organizatën e Veteranëve të Luftës dhe gjithë, besoj edhe për qytetarët e Kosovës, që këtu është bë një e padrejtë ndaj qytetarëve, ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Gucati.

Ai ka paralajmëruar se në rast nevoje, se si do të rrjedh situata në Gjykatë, do të ketë edhe protestë të OVL-së.“Ne do t’i tregojmë botës, gjykatave ndërkombëtare që do të veprojmë me ndonjë protestë në të ardhmen që të paktën t’iu tregojmë që UÇK-ja nuk ka bë krime dhe nuk ka pasë mundësi me bë krime të luftës”, u shpreh Gucati në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai është shprehur bindshëm se lista e veteranëve të rrejshëm do të pastrohet një herë e përgjithmonë.“Besoj se po, ndoshta 100 për qind jo. Pra do zgjedhet një model që me siguri do të merret modeli kroat që do të kryhet kjo çështje një herë e përgjithmonë”, tha ai.

Me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, Prokuroria Speciale në Hagë ka intervistuar të hënën Rrustem Mustafën, ish-komandant i UÇK-së për rajonin e Llapit, i njohur si komandant Remi dhe të mërkurën ish-komandantin Sami Lushtakun.

Ndërsa, më 4 shkurt pritet të intervistohet edhe një tjetër pjesëtar, anëtar i OVL të UÇK-së dhe më 17 të po këtij muaji është ftuar ish-Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.