Mobi Casa

Veseli, Haradinaj e Kosnett të martën diskutojnë për taksën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe. Në një përgjigje dhënë “Zërit” nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë thënë se SHBA-ja në vazhdimësi ka apeluar tek udhëheqësia kosovare që ta largojë tarifën e vendosur para dy muajve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për të diskutuar rreth taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

ARKATANA

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, para pak ditësh paralajmëroi një takim të tillë, por ndonëse nuk tregoi ndonjë datë të saktë burime të gazetës “Zëri” brenda Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur se takimi në fjalë është vendosur të mbahet të martën e javës që vjen (22 janar).

Në këtë takim, pos taksës, do të bisedohet edhe rreth zhvillimeve të tjera aktuale në Kosovë. “Do të flasin për zhvillimet e fundit, për koordinimin e përbashkët, bashkëpunimin gjatë komplet vitit dhe sigurisht brenda këtyre që i diskutojnë është edhe çështja e taksës”, kanë thënë burimet e “Zërit” teksa kanë konfirmuar se takimi është caktuar për të martën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.