Eko Higjiena

Veseli pas takimit për dialogun: LDK mos t’i fërkojë duart

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Takimit koordinues për dialogun me Serbinë, sërish i munguan dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje. Nikoqiri i këtij takimi, Kadri Veseli pati një porosi për LDK-në, që kjo e fundit të mos t’i fërkojë duart.

Veseli në një konferencë për media, pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë, i iniciuar nga vet ai, tha se refuzimi i sërishëm i ftesës së tij nga dy partitë opozitare, po bëhet si rezultat i egos politike për rehabilitime.

UBT

Ai më kritik u tregua ndaj LDK-së, ku pas deklaratave të të parit të kësaj partie, Isa Mustafa, se Qeveria Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi, Veseli është përgjigjur se LDK asnjëherë nuk i pranon zgjedhjet kur nuk fiton.

“Njëfarë ftese e kam për LDK-në, mos t’i fërkojë duart se maroj që 20 vjet. S’ka me na gjet kurrgjë, as prej Gjykatës Speciale dhe se kemi njet me gabu. Tani edhe një, le të bëhet gati dalëngadalë, shkojmë me reformë zgjedhore, hyjmë në zgjedhje. O le t’i pranon zgjedhjet, çdoherë bënë VLAN-a, LAN-a, e nuk i pranon zgjedhjet kur humbë”, tha Veseli./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.