ARKATANA

Beqaj: Përfshirja e PSD-së në ekipin negociator është si rezultat i ndikimit ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Behlul Beqaj ka thënë se qendrat e vendosjes ndërkombëtare kanë vendosur të mos e lënë vetëm Hashim Thaçin, në idenë e tij për prekjen e kufijve.

Beqaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë arsyeton qëndrimin opozitar për të mos iu bashkuar grupit negociatorë.

“Ekipi negociator aktualisht po pretendon se po ndryshon kahjen e lokomotivës së Hashim Thaçit. Por unë mendoj se ky ekip po e bënë të kundërtën”.

FIDANISHTJA

“Si duket qendrat e vendosjes ndërkombëtare kanë arritur një marrëveshje që ideja e korrigjimit të kufirit të bëhet një pjesë e marrëveshjes. Dhe derisa këto qendra dëshirojnë që kjo të ketë një arsyetim demokratik, ata kanë parë se në këtë ide ka mbetur vetëm Hashim Thaçi”.

Beqaj ka thënë se bashkëngjitja e PSD-së në ekipin negociatorë është si rezultat i ndikimit ndërkombëtar, e jo si pasojë e ndërgjegjësimit të faktorit.

“Ekipi negociator nuk është produkt i ndërgjegjësimit të faktorit politik dhe PSD-së, por është një sajesë e ndikimit ndërkombëtarë që dëshiron ta fuqizojë në momentin më kritik Hashim Thaçin të mos mbetet vetëm…Për këtë arsye është shumë mirë që kemi LDK-në dhe Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Behlul Beqaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.