ARKATANA

Limaj: Për taksën do të diskutojmë në Prishtinë, duhet të gjendet rruga për dialog

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edhe Kosova edhe Serbia duhet ta gjejnë rrugën për ta vazhduar dialogun, që të ketë një “situatë normale mes dy shteteve”.

Ky është konstatimi i zv/kryeministrit, Fatmir Limaj pas takimit me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin.

Limaj para gazetarëve ka thënë se tema e taksës që ka qenë kryesore në takim me Mogherinin, do të diskutohet edhe në Prishtinë.

Ai ka vlerësuar se duhet të gjendet një rrugë nga Kosova dhe Serbia në mënyrë që të vazhdojë dialogu, transmeton Telegrafi.

Fundamenti

“Ne tani jemi në një moment që të gjithë ta krijojmë klimën për dialog. Edhe tema e taksës, në një marrëveshje përfundimtare nuk do të ketë nevojë për taksë. Raportet Kosovë-Serbi janë jonormale, dhe situata normale është njohja reciproke. Besoj që do ta bisedojmë edhe në Prishtinë, do të bisedohet edhe në Beograd dhe do të gjendet rruga për të vazhduar dialogu”, ka thënë Limaj nga Brukseli.

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, ka thënë se vendimi për taksën mund të shfuqizohet vetëm pasi të “largohen arsyet që kanë shtyrë në marrjen e këtij vendimi”.

Heqjen e kësaj takse ditë më parë e kërkoi edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në një shkrim për Washington Post, ai deklaroi që taksa mund të hiqet në rast se është e nevojshme për marrëveshjen finale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.