Eko Higjiena

Limaj nga Brukseli: Taksa nuk largohet pa e njohur Serbia Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkëkryesuesi i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka folur nga Brukseli, ku ka treguar për temat që priten të diskutohen në dialog, për taksen dhe për rrjedhojën se si do të shkoj nesër takimi me BE-në.

Një nga temat që do të trajtohet, sipas Limajt, do të jenë krimet e luftës.

“Temë tjetër do të jetë çështja e trajtimit të krimeve të luftës. Janë qindra masakra, ku përgjegjësit nuk janë para ligjit” u shprehë Limaj në një intervistë pēr Klan Kosova.

Ndërsa i dërgoi mesazh shtetit serb se pa e zgjidhur çështjen me Kosovën nuk ka integrim evropian.

Sa i përket taksës ai tha se ajo nuk hiqet deri kur Serbia ta njehë Kosovën.

Uji Dea

“Taksa shpërfaq diçka që është me vitet të tëra. Taksa ka shpërfaq që nuk kemi marrdhënie jo-normale. Serbia vazhdon që të mos e njohë dokumentacionin e Kosovës. Bizneset tona kanë një milion pengesa tarifore kur futen në Serbi. Kur Serbia ta njehë Kosovën, kur vijmë në atë marrëveshje atëherë taksa bëhet e panevojshme”, vazhdoi Limaj.

Udhëheqësi i ekipit dialogues ritheksoi se Serbia në momentin që zgjedh problemin me Kosovën hap rrugën e vet evropiane.

Kurse për takimin e nesërm nuk pret shumë.

“Nuk kisha prit shumë nga takimi. Takimi është më shumë njohës” ka thënē Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.