Fundamenti

Pa i paguar Serbia dëmet e luftës, nuk duhet të vazhdohet dialogu

/ 16 minuta lexim
Uji Dea

Pas deklarimit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili tha dy ditë më parë se ekipi negociator do të punojë në mbështetje të Hashim Thaçit, kanë reaguar ashpërsisht analistët politikë, por edhe qytetarët e shqetësuar me këtë deklaratë, pasi që ata konsiderojnë se ky qëndrim i tij e thotë qartë se ekipi negociator me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn në bashkëkryesim do të punojnë besnikërisht për jetësimin e ndarjes së territorit të vendit, një plan ky i Thaçit e Vuçiqit me mentorimin e Ramës dhe shërbëtorëve të tyre medialë e mercenarë.

QARRI: Para rifillimit të çfarëdo bisedimesh me Serbinë, ajo duhet të paguajë të gjitha dëmet e luftës!

“‘Kukullat’ e Thaçit, që shkojnë më 8 janar në Bruksel, nuk i përfaqësojnë qytetarët dhe interesat e tyre, por vetëm interesat personale të presidentit të frikësuar dhe të shantazhuar kosovar. Nuk ka si të jetë ndryshe kur ekipi negociator para çfarëdo bisedash me Serbinë nuk i kërkon kësaj të fundit të paguajë të gjitha dëmet e luftës dhe zbardhjen e fatit të pagjeturve. Deklarata e fundit e njërit nga bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj, se kinse ‘në takimin e 8 janarit në Bruksel do të bisedohet për të fatin e të zhdukurve gjatë luftës’ është vetëm një lojë e pasinqertë me eshtrat e të zhdukurve dhe provokim i ndjenjave të familjarëve të tyre, për shkak se takimi i 8 janarit 2019 është vetëm një takim formal, në të cilin nuk do të flitet për asgjë dhe për asnjë temë konkrete”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Pas deklarimit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili tha dy ditë më parë se ekipi negociator do të punojë në mbështetje të Hashim Thaçit, kanë reaguar ashpërsisht analistët politikë, por edhe qytetarët e shqetësuar me këtë deklaratë, pasi që ata konsiderojnë se ky qëndrim i tij e thotë qartë se ekipi negociator me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn në bashkëkryesim do të punojnë besnikërisht për jetësimin e ndarjes së territorit të vendit, një plan ky i Thaçit e Vuçiqit me mentorimin e Ramës dhe shërbëtorëve të tyre medialë e mercenarë.

Analistët mendojnë se ky ekip do të bëjë vetëm disa shëtitje dhe zhvatje të parave të qytetarëve edhe më 8 janar, por edhe herët e tjera, kurdo që të udhëtojnë në Bruksel për të zhvilluar këto bisedime, e që duket se nuk do të kenë guximin fare të merren dhe të shtrojnë as çështjen e krimeve dhe dëmeve të luftës. Sipas analistit Florim Zeqa, vetë deklarata e një ditë më parë e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli “se ekipi negociator do të punojë në mbështetje të Hashim Thaçit” është treguesi më i mirë se ky ekip negociator s’është gjë tjetër veçse instrument në dorën e Hashim Thaçit.”Thënë edhe më qartë, ekipi negociator me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn në bashkëkryesim do të punojnë besnikërisht për jetësimin e ndarjes së territorit të vendit, sipas agjendës së Thaçit e Vuçiqit me mentorimin e Ramës dhe shërbëtorëve të tyre medialë e mercenarë në Kosovë e Shqipëri”, theksoi ai për ‘Kosova Sot”.

Haradinaj nuk mund ta shkarkojë presidentin Prof. Muhamet Kelmendi konsideron se për nga ana e Qeverisë së Kosovës, në momentin e formimit të ekipit, është kuptuar se z. Thaçi do të vazhdojë të jetë udhëheqës i ekipit dhe nuk është menduar këtu në fushën e ndërrimit të Thaçit, përveç në drejtim të krijimit të kornizave, të cilat ky nuk mund t’i tejkalojë ky në bisedime.”Natyrisht se Qeveria dhe z. Haradinaj nuk kanë mundur për të shkarkuar z. Thaçi. Kjo jo për faktin se nuk ka pasur dëshirë, por s’ka pasur mundësi shkarkimi.

Dy rrugë kanë qenë: E para, shkarkimi nga detyra e presidentit, gjë që do të çonte te shkarkimi i Qeverisë dhe kështu do të vinte një qeveri e kalibrit të z. Mustafa, që vetëm gjëmë do të sillte dhe së dyti, duke vepruar kështu me një grup dhe me platformë, për të kufizuar z. Thaçi. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është kaluar rreziku i ndarjes së Kosovës.

Midis z. Thaçi dhe kriminelit Vuçiq ekziston një pajtim për tërheqje dhe korrigjim të kufijve. Këtë politikë duhet ndaluar dhe duhet evituar rreziku i ndarjes dhe i humbjes së Ujmanit, të Mitrovicës dhe të ‘Trepçës’, sepse rreziku është serioz. Në fund të fundit nuk është derdhur gjaku që tash pas 20 vjetëve të shkatërrohet ajo që është fituar. Këtë duhet mbrojtur edhe me forcë”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”. Luftërat për territorin Sipas analistit dhe publicistit Ramiz Bojaj, përfundimisht me deklarimin e Pacollit u rikonfirmua dhe dëshmua se ekipi negociator është vetëm vegël e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës.”Duke vënë theksin në aneksin e deklaratës së Pacollit se grupi i krijuar nga Qeveria do të jetë shumë i kujdesshëm në punën e vet dhe do t’i ridefinojë temat që janë në dialog”, janë dëshmi e përshtatjes së ‘klubit klandestin’ negoaciator ndaj projektit ruso-serb, të maskuar nga presidenti si ‘marrëveshje e pajtueshmëri historike’ me Serbinë. Si nuk pajtohet Serbia kur i merr Kosovës 30% të territorit të vendit tonë! Kur dihet se të gjitha luftërat bëhen për territor dhe tashmë Serbia po merr çfarë të dojë, pa shkrepur asnjë plumb, ulur këmbëkryq në tavolinë. Si nuk pajtohet Serbia kur i thyen principet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe e gjymton deri në agoni sovranitetin dhe vetë ekzistencën tonë si një vend sovran.

Duhet të kesh defekte serioze logjike të mendosh ndryshe. Kosova vetëm si unike e me kufij të paprekshëm mund të ekzistojë si shtet”, theksoi ai.”Kjo deklaratë rikonfirmon të gjitha ato që i kemi thënë ne, me ditë e javë të tëra, në gazetën “Kosova Sot”, se ekipi negociator i udhëhequr nga Shpend Jahti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dardani dhe Co, nuk janë asgjë tjetër përveçse rreshtim pas presidentit Thaçi në realizimin e planit serb për aneksimin e pjesëve më të pasura nëntokësore të Kosovës. Çfarë mund të presim nga një ekip që punon nën diktatin e Thaçit e të Pacollit?!. Një ekip plotësisht i shantazhuar e i apostrofuar me probleme ligjore. Thjesht përshtatje ndaj principeve skandaloze, aventureske politike e diplomatike”, vijoi më tej analisti Ramiz Bojaj.”Pa veriun dhe mineralet e veta, Kosova humbët pjesët më vitale të saj dhe shndërrohet në një provincë që nuk i duhet më askujt. Masakrat, spastrimet etnike, përdhunimet, djegiet e shtëpive nga lufta e fundit, Serbia i ka bërë me qëllim të krijimit të etnitetit kompakt serb, duke i grumbulluar ata në zonat më vitale të Kosovës, për t’i aneksuar më pas. Pra, plani serb tashmë po realizohet edhe nga ‘bashkëmendimtarët” e tyre shqiptarë! Ato që i humbi me luftë Serbia po i rifiton në tavolinën e bisedimeve… Ndarja e Kosovës duhet të ndalet në Prishtinë, të ndalen ideatorët serbë me koka shqiptare. Përndryshe, do të jemi dëshmitarë të varrosjes së shtetit të Kosovës, të cilin e fituam me shumë mund, sakrificë e gjak”, tha Bojaj për “Kosova Sot”. Një rrezik të tillë e sheh shumë real tani edhe njohësja e zhvillimeve politike, Liridona Bislimi. “Vlen t’i kujtojmë deklaratat e deritanishme të Pacollit, i cili vazhdimisht ishte kundër idesë për shkëmbimin e territorit të Kosovës, ndërsa nga ajo që u tha dje lë të kuptohet se Pacolli ka filluar të zbutet nga fjalët e mëparshme dhe po e mbështetë fuqishëm “SHEFIN” e tij, Thaçin. Kjo do të thotë se ekipi negociator me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn në bashkëkryesim do të punojnë besnikërisht për jetësimin e ndarjes së territorit të vendit, një plan ky i Thaçit e Vuçiqit me mentorimin e Ramës dhe shërbëtorëve të tyre medialë e mercenarë’, u shpreh ajo. Sipas Bislimit, Serbia duhet të paguajë të gjitha dëmet e luftës, e kjo gjë nuk është duke ndodhur. Qytetarët, të shqetësuar tej mase Edhe qytetarët e anketuar rreth kësaj çështje mendojnë se pas deklarimit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, se ekipi negociator do të punojë në mbështetje të Hashim Thaçit, përfundimisht po dekonspirohet e vërteta se ky ekip me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn në bashkëkryesim do të punojnë besnikërisht për jetësimin e ndarjes së territorit të vendit, një plan ky i Thaçit e Vuçiqit me mentorimin e Ramës dhe shërbëtorëve të tyre medialë e mercenarë. Qytetari Selver Lenjani tha për “Kosovë Sot” se që nga momenti kur këta anëtarë të ekipit negociator kanë pranuar të futen në një proces, të cilit i prin Hashim Thaçi, është dashur të kuptohet që ata do t’i nënshtrohen atij dhe do ta mbështesin projektin e koordinuar me muaj të tërë më parë në mes të Thaçit- Vuçiqit- Edi Ramës e me mentorim të Baton Haxhiut.”Kjo tani po shihet ashiqare, që ky ekip negociator është vetëm dekor për Hashim Thaçin dhe nuk mund të dalë asnjë milimetër nga korniza e marrëveshjes, e cila është e gatshme, e dakorduar dhe e formalizuar, vetëm se akoma nuk është nënshkruar. “Këta nuk do të guxojnë ta kundërshtojnë asnjë fjali të vetme të asaj marrëveshje të parapërgatitur më parë nga Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin, me Edi Ramën e zëdhënësin e tyre, Baton Haxhiun”, potencoi Lenjani për “Kosova Sot”. Kështu mendon edhe qytetari Salih Salihu.

“Është me të vërtetë për shqetësim deklarata e Behgjet Pacollit para udhëtimit të ekipit negociator për në Bruksel, kur ai deklaroi se ekipi do të jetë në mbështetje të presidentit Thaçi. E kur dihet se cili është opsioni më i mundshëm i arritjes së marrëveshjes me Serbinë, që parasheh edhe shkëmbimin e territoreve, atëherë kjo i bie që edhe ekipi negociator në përbërjen e tanishme, pa përjashtuar asnjërin nga anëtarët e tij, do të angazhohen në atë platformë për të cilën flet edhe presidenti Thaçi”, potencon ai. Sipas Salihut, nëse bëhen pazare të tilla nga presidenti dhe ekipi që e mbështet atë, atëherë çështja duhet të shkojë edhe në Gjykatën Kushtetuese për të adresuar përgjegjësinë e tyre për shkelje serioze të kushtetuese, sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

FIDANISHTJA

SALIHAJ: NEGOCIATORËT, TË PADIJSHËM

Sipas Adem Salihajt, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, është vërtet e pritshme që ky farë ekipi negociator të jetë në shërbim të Thaçit, edhe pse kjo dihej nga fillimi, megjithatë është mirë që e tha këtë qartë edhe Pacolli. “Madje, Qeveria e Kosovës, në platformën e saj për bisedime, e thotë qartë se bisedimet do t’i zhvillojnë presidenti dhe ekipi negociator.”Kuvendi i Republikës së Kosovës konfirmon që presidenti i Republikës së Kosovës dhe delegacioni i Kosovës që do të krijohet në koordinimin me gjithë spektrin politik, në respektim maksimal të unitetit politik në vend, janë të autorizuar të zhvillojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme”, thuhet në platformën e Qeverisë së Kosovës. Madje, sipas asaj që po shohim, ky ekip as nuk ka ndonjë pretendim serioz në çështjen e bisedimeve. Kur lufta bëhet për territore dhe çështje politike, është e habitshme që ekipi negociator ta shtrojë si çështje kryesore çështjen e të pagjeturve”, u shpreh ai.”Ky farë ekipi negociator as nuk duhet të bëjë marrëveshje për të pagjeturit, ata duhet t’i kthejë Serbia pa kushte, sepse kjo është një çështje humane, e jo politike. Ky duhet të jetë parakusht për bisedime, e jo çështje negociatash. Që në fillim po shihet se ky farë ekipi ose është tepër i padijshëm, ose ka shumë hile.Të thuash se çështja e të pagjeturve do të jetë çështja kryesore e bisedimeve është naivitet i pafund. Sigurisht Serbia është gëzuar shumë për këtë, sepse dihet se ajo duhet t’i kthejë të pagjeturit dhe nuk jep asgjë në aspektin politik e as territorial me këtë çështje. Ky farë ekipi negociator nuk është asgjë tjetër vetëm një grumbull njerëzish pa krye, të padijshëm dhe të shantazhuar, të cilin mund ta manipulojnë të gjithë”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

QARRI: PSD-JA, PATERICË E KOALICIONIT PAN

Sipas analistit Gani Qarri, PSD-ja fillimisht pati ndërmarrë një nismë të mirë me propozimin e parë që precizonte se çdo veprim që nga krijimi i grupit negociator me gjithë përfshirje e deri te platforma për bisedime dhe vetë vendimi eventual i marrëveshjes duhej të votoheshin me 2/ 3 në Kuvend, ndërsa me hapin pasues që PSD ndërmori, duke u kthyer në patericë të koalicionit PAN, vetëm për ta bërë Shpend Ahmetin bashkëkryesues të ekipit, me të vërtetë ashtu siç e tha edhe dy ditë më parë vetë ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ky ekip negociator do të bashkudhëtojë vetëm për t’i siguruar mbështetjen e nevojshme Hashim THAÇIT. Qarri shton se edhe ekipi i ri negociator me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn në bashkëkryesim do të punojnë besnikërisht për jetësimin e ndarjes së territorit të Kosovës.”Kështu, plani i Thaçit e Vuçiqit me mentorimin e Ramës dhe shërbëtorëve të tyre medialë e mercenarë jo vetëm se mund të jetësohet më lehtë, por edhe ky ekip negociator do të nisë shëtitjet vetëm për zhvatje të parave të qytetarëve, duke filluar nga 8 janari kur do të udhëtojë, siç vërtetohet edhe nga vetë zëdhënësja e BE-së, Kociançiq, vetëm për “konsultime” në Bruksel. Fatkeqësisht ky ekip negociator, si edhe Qeveria e presidenti, për shkak të shantazhimit të Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, bashkëkryesuesit Fatmir Limajt e ndonjë pjesëtari tjetër të ekipit negociator, as nuk kanë guximin që të kërkojnë nga Serbia kthimin e më se 1650 të pagjeturve, të përgjigjet për dhjetëra mijëra vrasje e përdhunime, si dhe të paguajë e të kompensojë dëmet e luftës”, vlerësoi ai. “Ndaj, nëse as ky ekip negociator, i cili edhe ashtu në formatin aktual, nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës, paraprakisht nuk kërkon që para rifillimit të çfarëdo bisedimesh me Serbinë, ajo të paguajë të gjitha dëmet e luftës, e humb tërësisht kuptimin e të ekzistuarit të vet dhe as nuk ka pse të shkojë në Bruksel. Përndryshe, pikërisht futja në agjendën për bisedime, pikësëpari e krimeve dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë, kompensimit të të gjitha dëmeve të luftës, si dhe gjetja dhe kthimi i të pagjeturve, duhet të shndërrohen në pikat kyçe dhe të kërkohen nga Serbia, para çfarëdo vazhdimi të dialogut me Serbinë”, tha Qarri për “Kosova Sot”.

ZEQA: EKIPI NEGOCIATOR, “KUKULLA” TË THAÇIT

“Ky ekip negociator vetëm do të bëjë shëtitje dhe zhvatje të parave të qytetarëve edhe më 8 janar kur do të udhëtojnë në Bruksel, pa ndonjë plan e strategji kombëtare. Për shkak se ky ekip negociator, si edhe qeveria e presidenti, as që e kanë guximin që të kërkojnë nga Serbia të paguajë e kompensojë dëmet e luftës për shkak të implikimeve në korrupsion dhe krim të organizuar. “Pikënisje e çdo takimi në Bruksel duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, për të vazhduar tutje me aspektet teknike, si dënimi i kriminelëve serbë të luftës, kompensimi i të gjitha dëmeve të luftës dhe zbardhja e kthimi i të pagjeturve, kthimi i librave kadastralë, kthimi i pensioneve dhe pasurive të grabitura gjatë luftës. Ndryshe, çdo takim pa përfshirjen e këtyre elementeve në tavolinën e bisedimeve në Bruksel vetëm sa do ta ndihmojë Serbinë dhe do të dëmtojë skajshmërisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot”

BADALLAJ: TRADHTIA E GATUAR NË BEOGRAD

Analisti Reshat Badallaj pohon se kjo është ditur se Hashim Thaçi do të mundohet t´ia lërë kopilin në derë dikujt tjetër për këtë tradhti që po përgatitet, prandaj ai ka gjetur edhe njerëzit adekuatë që mund t’ua lërë në dorë një lojë të tillë.”Dhe, kjo dihet publikisht se solli Shpend Jahtin ose Shpend Hajnin që meritueshëm po e quan populli dhe hajnin e Malishevës me përvojë tejet të madhe që u sorollat vite të tëra për këtë zeje të ndyrë. Dhe, këta të dy është vërtetuar se vrapojnë pas hajnisë për pozita karrieriste, ndërsa kësaj pafytyrësie nuk është larg as pro serbi e pro rusi Behgjet Pacolli, që na bëri horë para botës së qytetëruar duke menduar se edhe populli është si këta hajna me renome tashmë botërore…Tradhtia kundër Kosovës është e gatuar moti në kuzhinat e Beogradit, por tani i ka dalë “parllaku”.Thika, prerësit e kuzhinave, janë pa dyshim Hashimi i Brojës, pastaj kumbara i tij, Aleksandar Vuçiqi, kanabisi Edvin Kristaq Rama dhe këlyshi i UDB-së serbe që kurrë kombi nuk duhet harruar, Baton Haxhiu”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.