KKVITI

Veseli: Të mos merremi me njëri-tjetrin, por të merremi me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se Kosova në vitin 2018, pavarësisht prej sfidave që ka pasur, ka shënuar përparim. Ai ka thënë se po bëhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë dhe në atë të ekonomisë.

“Nëse e marrim në tërësinë e saj, Kosova në të gjitha fushat ka shënuar përparim. Natyrisht, kemi edhe sfida të cilat duhet t’i adresojmë në mënyrë të duhur”, ka thënë Veseli për “Epoka e re”.

Ai ka theksuar se sfidë për Kosovën do të jetë Gjykata Speciale por, sipas tij, nga kjo sfidë Kosova do të dalë edhe më e fuqishme.

“Gjykata Speciale do të jetë një sfidë nga e cila Kosova do të dalë edhe më e fuqishme. Nga kjo sfidë edhe më e fuqishme do të dalë lufta e drejtë dhe e shenjtë e UÇK-së. Sfidat janë procese që nuk e ndalin Kosovën. Ne do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë, do t’i përgjigjemi kësaj sfide. Ftoj të gjithë bashkëluftëtarët t’u përgjigjen thirrjeve të Dhomave të Specializuara. Sado e padrejtë kjo Gjykatë, sado sfiduese, ne duhet ta kemi çdoherë primar interesin kombëtar të shtetit tonë.”

United Hospital

Veseli e ka ftuar spektrin politik të flasë me një zë për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai thotë se në këtë proces partitë duhet të përballen me Serbinë e jo me njëra-tjetrën.

“Të gjithë duhet ta dinë se si pozita ashtu edhe opozita kanë përgjegjësi institucionale kushtetuese ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit. Secili duhet t’i marrë këto përgjegjësi. Ikja nga përgjegjësia është papërgjegjësi. Abuzimi me të vërtetën dhe manipulimi për qëllime elektorale mund t’i ndëshkojë partitë pikërisht për këtë fakt. Ne të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Me vetë faktin se në këtë proces përballë do ta kemi Serbinë, ne nuk duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin. Spektri politik duhet të jetë unik kur bëhet fjalë për interesat kombëtare të Kosovës sepse çdo formë tjetër e veprimit është kundër interesit të Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.