Hidromorava

Disa këshilla si të shmangni helmimet gjatë festave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë ditëve të festave ushqimet dhe pijet alkoolike janë ato të cilat konsumohen dhe paraqesin rrezikshmëri për tu helmuar.

Përzierja e pijeve alkoolike e joalkoolike apo konsumimi i mishit të ndenjur janë disa prej gabimeve që bëjmë gjatë ditëve festive e që pasohen me helmime e shtim në peshë.

Ndodh që menjëherë pas festave shfaqen njerëz me helmime nga pijet alkoolike të përdorura si: rakia, vera apo birra. Nuk bëhet fjalë vetëm ata që abuzojnë gjithmonë me alkoolin, por edhe për ata që konsumojnë alkool vetëm atë natë. Ushqime të tjera që mund të shfaqin toksikime të ndryshme janë dhe produktet me origjinë shtazore si mishi me nënproduktet e tij, veza (majoneza që përdoret në sallatën apo sose të ndryshme , ku përgatiten disa orë para se të konsumohen. Po ashtu, kur mishi ftohet, ai është gjithmonë i ekspozuar ndaj baktereve dhe kur bashkohet me produktet e tjera që kanë të njëjtën gjë, situata bëhet më problematike dhe familjarët janë të predispozuar për t’u toksikuar.

KKVITI

Situata përkeqësohet akoma më shumë kur ushqimet ripërdorohen në ditët pas festave. Mishi duhet të ruhet në ambient të përshtatshëm dhe në temperaturën e duhur. Shumica e njerëzve e neglizhojnë këtë fakt duke menduar se është dimër dhe temperaturat janë të ulëta. Mishi i ndenjur i përgatitur 2 ditë më parë dhe që nuk është i ruajtur në kushtet e duhura, shkakton rritjen e baktereve që bëhen shkaktarë për toksiko-infeksione. Problematikë tjetër është që, duke qëndruar me ditë të tëra para televizorit (ditë pushimi), mendja u rri të gjithëve vetëm tek ushqimi dhe krijohet një mbingopje. Kjo mund të shoqërohet me të vjella deri tek helmimi.

Kujdes me alkoolin, sidomos personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Duhet shmangur përzierjen e pijeve, nga pijet me gaz, te vera, rakia apo birra, gjë që çon në dehje më të shpejtë.

Jepuni përparësi sallatave nga ato përftojmë pak kalori dhe shumë vitamina dhe ndiheni me shumë të ngopur dhe mund të mënjanohet helmimet gjatë festave.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.