United Hospital

Ja ndryshimet pozitive nëse konsumoni gjysmë qepe në ditë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përveç në gastronomi, qepa është e preferuar edhe në mjekësinë popullore, e vetitë e saj shëruese i dinë të gjithë. Është burim i mirë për fibra dietale, vitamina C – i rëndësishëm për imunitet dhe lëkurë të bukur, vitamina B6 – të rëndësishme për krijimin e rruazave të kuqe të gjakut, acid folik, për shtypje normale të gjakut dhe shëndet të zemrës, për inde dhe eshtra.

Ruan shëndetin e enëve të gjakut Qepa është preparat i shkëlqyeshëm për mbrojtje nga mpiksjet e gjakut, pasi që është e pasur me substanca që ndikojnë si antikoagulant.

Të sëmurëve koronarë u preferohet që çdo ditë të konsumojnë qepë, sepse përbërësit e saj parandalojnë grumbullimin e trombociteve dhe përshpejtojnë procesin e shkrirjes së droçkave të gjakut.

Rregullon sheqerin dhe mbron nga diabeti

United Hospital

Mjekësia qëmoti e pranon efektin e qepës në rregullimin e sheqerit, madje edhe atëherë kur përdoret në sasi shumë të vogël në gjellë. Studimet e kanë dëshmuar se konsumimi i shpeshtë i qepës mund të ndërlidhet me nivelin e ulët të glukozës në gjak.

Domethënëse në luftën kundër kancerit Më shumë se 30 substanca kundër kancerit janë zbuluar në qepë. Konsiderohet se zvogëlon rritjen e tumoreve dhe mbron nga radikalet e lira. Sidomos preferohet te kanceri në vezore, i lukthit dhe i prostatës.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.