Eko Higjiena

Supa me qepë dhe hudhër, receta që e forcon sistemin mbrojtës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Supa me qepë dhe me hudhër është receta e përsosur për të forcuar sistemin mbrojtës. Që të dy, edhe hudhra edhe qepa përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe antioksidues. Kanë veti prej antibiotiku që ndihmojnë në parandalimin dhe luftojnë infeksione të caktuara. Një ushqim i shëndetshëm është fundamental për sistem të fortë mbrojtës karshi sëmundjeve. Supa me hudhër dhe qepë më shumë njihet si recetë popullore dhe shpesh përdoret për trajtimin e gripit.

RECETA ME QEPË DHE HUDHËR PËR TË FORCUAR SISTEMIN MBROJTËS

Përbërësit: 3 qepë, 1 karotë, 2 thelpinj të hudhrës, 1 kopër të vogël të bardhë, 2 1/4 e një gotës me perime (570 ml), Pak pluhur mustarde, 1 gjethe dafine, 2 lugë vaj ulliri (30 ml), Kripë, Piper. Udhëzimet: Së pari, copëtoni mirë qepët. Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe i shtypni me një pirun. I pastroni, qëroni dhe copëtoni karotat. Të njëjtën veproni edhe me koprën e bardhë. Hidhni pak vaj ulliri në një enë dhe e ngrohni në temperaturë të ultë. Shtoni qepët, karotat dhe koprën e bardhë. Zieni perimet në temperaturë të ultë, derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni pak kripë dhe piper për shije. Disa minuta më pas, shtoni gjethen e dafinës, pluhurin e mustardës dhe perimet. I përzieni mirë she shtoni perimet dhe i përzieni mirë. E mbuloni enën dhe e lini të vlojë edhe për rreth 20 minuta. Pastaj, hiqni gjethen e dafinës. Mund të hiqni edhe karotën apo mund ta lini në të. Varet nga ju. Shtoni më shumë kripë dhe piper për shije.

VETITË SHËRUESE TË QEPËS DHE HUDHRËS

Ka shumë veti të ndryshme që ofrojnë hudhra dhe qepa. Më të rëndësishmet janë se të dy ushqimet janë të pasura me përbërës që e forcojnë sistemin imun. E forcojnë edhe sistemin mbrojtës dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve dhe infeksioneve.

HW

VETITË E QEPËS

Veprojnë si përbërës natyralë kundër inflamacioneve. Kanë efekt prej antibiotiku dhe antibakterial. Luftojnë parazitët në zorrë dhe trup. Konsumimi i rregull e ul shtypjen e lartë të gjakut. Detoksikon trupin.

VETITË E HUDHRËS

Veprojnë si antibiotikë natyralë dhe kundër inflamacioneve. Kanë përbërës prej antiseptiku dhe antibakterial. Ndihmon në reduktimin e kolesterolit të keq dhe ul shtypjen e lartë të gjakut. Ndikon mirë në sistemin respirator. Ndihmon në sistemin gastrointestinal dhe ndikon te diarreja.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.