FIDANISHTJA

Ambasadori i OSBE vizitë KKSH-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas takimit në Beograd kreu i misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea Orizio vizitoi sot Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, ku takoi kryetarin Ragmi Mustafa,dhe zv/kryetarin Enver Memeti.

Gjatë takimit ambasadori i uroi edhe njëherë kryetarit për pozitën e re dhe i siguroi për mbështetjen e mëtutjeshme të OSBE-së për KKSH-në drejt konsumimit të kompetencave ligjore si dhe realizimin të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari Mustafa diskutoi me Ambasadorin e OSBE për çështjet tjera që janë ekskluzive të KKSH-së si kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

UBT

Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Mustafa dhe zëvendësi Memeti u takuan edhe me drejtuesit e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç dhe ekipin e tij me ç‘rast u diskutua për sfidat që presin KKSH-në gjat këtij mandati të ri.

Vlen të theksohet se që nga ardhja ne pozitë e udhëheqësisë së re, kjo është vizita e katërt në dy javët e fundit e përfaqësuesve ndërkombëtare të vendosur në Beograd./rajonipress/