Eko Higjiena

Prokurorët e kapur nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se me këtë sistem të ndërtuar kurrë nuk do të ketë luftë të vendosur e të fuqishme kundër korrupsionit e krimit të organizuar në institucione, ngase me këta pushtetarë dhe politikanë të tejinkriminuar lufta kundër korrupsionit asnjëherë nuk ka qenë prioritet i “drejtësisë”, i hetuesve dhe prokurorëve, të cilët janë pa guxim dhe pa kurajë.

Por, përse prokurorët nuk u japin përgjegjësi shefave të tyre, por shefave të politikës e oligarkisë së inkriminuar në korrupsion e krim të organizuar dhe a ka një sabotim të punës së prokurorëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Hasan Preteni, nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se lufta kundër korrupsionit asnjëherë nuk ka qenë prioritet i “drejtësisë”, hetuesve dhe prokurorëve, të cilët nuk kanë guxim dhe kurajë për të luftuar korrupsionin. “Asnjë peshk i madh nuk është kapur nga kjo drejtësi, sepse për të zënë ata duhet të hyhet më thellë në ujë, por për të hyrë thellë duhet një guxim, duhet të notohet mirë dhe duhet kohë. Këta prokurorë nuk e bëjnë këtë dhe rrinë buzë lumit dhe e zënë aty këtu ndonjë koleg të tyre që u pengon, por assesi ata që rriten dhe notojnë thellë në largësinë e tyre, derisa në anën tjetër edhe nuk kanë kohë të zhyten thellë se i kanë edhe disa vende tjera të pune. Pra e kanë gjetur paqen me të mëdhenjtë”, u shpreh Hasan Preteni, nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet.

Kelmendi: Me këtë sistem të drejtësisë kurrë nuk do të ketë luftë të fuqishme kundër korrupsionit

Eco Higjiena

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, thotë se kryeprokurori është shefi kryesor që mund t’ia japë dhe t’ia marrë lëndën këtij apo atij. “Përndryshe, përgjegjësi prokurori nuk i jep as nuk mund t’i japë tjetërkujt, pos shefit të vet në prokurori, por si është gjendja tani po e dimë të gjithë”, spikati për gazetën “Kosova Sot” profesori i së drejtës, Riza Smaka. Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, ka vlerë- suar se në këtë drejtim gjykatat nuk pajisen me prova adekuate dhe as me fakte konkrete nga prokurorët, të cilat natyrisht u duhen gjykatave.

Ai shtoi se kemi të bëjmë me gjykata dhe gjyqtarë, të cilët sikurse edhe prokurorët vijnë nga sistemi i tillë, nga familjet e tilla që i kanë shërbyer ish-sistemit të kaluar, pra atij serbo-jugosllav, dhe më pastaj ata janë vënë në shërbim të forcave dhe grupeve të tilla informale, qoftë politike, qoftë financiare apo ekonomike. “Kuptohet më pastaj se si rezultat i kësaj e kemi krimin e nivelit të tillë në të gjitha strukturat ekonomike, politike etj., të Kosovës. Pra, me këtë sistem të ndërtuar kurrë nuk do të ketë luftë të vendosur e të fuqishme kundër korrupsionit e krimit të organizuar në institucione të pushtetarëve dhe politikanëve të tejinkriminuar dhe kjo për arsye se thjesht njerëzit që janë më kompetentë për të ndjekur krimet dhe për të nxjerrë fakte e për të marrë prova, për të ngritur aktakuza kundër tyre janë vetë në pozita të palakueshme, qoftë nga e kaluara apo nga e tashmja. Nga e kaluara sepse vijnë nga sistemi i tillë dhe në anën tjetër kanë interesat e veta ekonomike, merrni p.sh. gjyqtarët apo prokurorët, apo strukturën komanduese të policisë dhe shikoni të ardhurat e tyre personale, shikoni se çfarë makina kanë, shikoni telefonat e tyre dhe veshjet që kanë, shikojani orët pastaj, shtëpitë dhe banesat, dhe vendet ku i kalojnë pushimet etj.”, është shprehur profesor Muhamet Kelmendi. Shton se me këta njerëz dhe me këto struktura nuk luftohet krimi dhe korrupsioni.

Ndërsa sa i përket asaj se përse prokurorët nuk u japin përgjegjësi shefave të tyre, por shefave të politikës e oligarkisë së inkriminuar në korrupsion e krim të organizuar, Kelmendi thotë: “Natyrisht se kemi dy përgjegjësi, ajo në kuadër të strukturës juridike dhe ligjore e kushtetuese që duhet të japë shteti, duhet të japin prokuroritë, e deri tek KPK-ja apo KGJK-ja dhe në anën tjetër kemi edhe përgjegjësinë të cilën i japin grupeve informale të krijuara si të aspektit politik dhe atij ekonomik e që natyrisht këto janë shumë më të forta për aktualitetin sesa rruga e parë ligjore”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Muhamet Kelmendi. /kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.