Kivi, burim i dëshmuar i shëndetit
Në ditët e ftohta të vjeshtës dhe dimrit, kur rrezikon epidemia e gripit, ushqimet e pasura me vitamina dhe përbërës tjerë ushqyes mund të kenë rëndësi.
Për pemët dihet se janë minierë me vitamina, e kivi është ndër më të shëndetshmet. Përmban edhe vitamina të grupit B, por edhe vitamina A dhe C. Posedojnë edhe niacinë, proteina, kalcium e hekur.
Kivi është i mirë për nënat e ardhshme, sepse vitaminat e grupit B ndihmojnë në zhvillimin e frytit. Falë kaliumit, rregullon shtypjen e gjakut. Kivin më mirë ta konsumoni në gjendje të freskët, sepse forcon sistemin mbrojtës të organizmit të njeriut, ul kolesterolin dhe neutralizon radikalet e lira.
(Kosova Sot)


