Dilema shëndetësore: A duhet të ushtrojmë kur jemi të ftohur?
Përfundimisht keni gjetur programin e ushtrimeve që ju përgjigjet, e më pas, papritmas vjen deri te ftohja e befasishme dhe e mërzitshme.
A duhet të shkoni në trening gjatë ftohjes apo do të ishte më mirë të shëroheni para se të merreni me ushtrime? Rregull i përgjithshëm është se nëse simptomat ftohjes shfaqen sipër qafës (fyt, hundë, sinuse) mund të ushtroni, e nëse ndjeni probleme në mushkëri, ushtrimet duhet anuluar derisa të ndiheni më mirë.
Shembujt e sëmundjes dhe simptomat “sipër qafës” janë: ftohjet, bllokimi i hundës, dhimbje në fyt. Shembujt e sëmundjes dhe simptomat “nën qafë” janë: dhimbje në gjoks, dhimbje në muskuj dhe trup, stomak i irrituar. Hulumtuesit nga universiteti “Ball State” kanë dëshmuar se ushtrimet mesatare nuk ndikojnë në kohëzgjatjen apo peshën e ftohjes.
Në fakt një studim i publikuar në “Annals of Family Medicine” ka treguar se ushtrime mesatare aerobike – 30 deri 45 minuta në ditë, siç janë shëtitjet, ngasja e biçikletës apo vrapi – mund të përgjysmojnë rrezikun nga infeksionet respiratore./kosova sot/


