Uji Dea

Beqiri: Zgjedhjet, zgjidhja e vetme

/ 2 minuta lexim
KKVITI

As rezoluta e re mbi dialogun, e hartuar nga liderët e koalicionit qeverisës para dy ditësh, nuk pritet t’i bëjë bashkë pushtetin e opozitën rreth fazës finale të negociatave me Serbinë. Në propozim-rezolutën e pushtetit theksohet qëndrimi i Kuvendit kundër prekjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, gjithashtu kërkohet mandatimi i ekipit negociator i kryesuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, shkruan “Zëri”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se ky subjekt nuk e mbështet rezolutën e hartuar nga liderët e partive në pushtet. “Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë, nuk e përkrahim Rezolutën e propozuar nga koalicioni qeverisës i pakicës. Në esencë është e njëjta rezolutë si ajo më herët e Qeverisë, me ca lojë fjalësh”, ka deklaruar Beqiri për “Zërin”.

ARKATANA

Sipas tij, Kosova nuk duhet të ngutet në procesin e dialogut me Serbinë, ndonëse ky proces duhet të vazhdojë.

“Ne jemi për dialog, por jo me këtë nguti, me këta që aktualisht po qeverisin, ata nuk kanë legjitimitet politik, qytetar e institucional”, ka theksuar ai, teksa ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme në rrethanat e tanishme. /ZERI