UBT

Shtetet bllokuese të liberalizimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kohën kur procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon drejt fundit disa shtete si Franca, Holanda, Gjermania e Spanja vazhdojnë të kenë hezitime. Ndërkohë që institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar mbështetjen e tyre, në të kundërtën këto shtete mund të bllokojnë heqjen e regjimit të vizave për kosovarët, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Derisa qytetarët e Kosovës janë në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave me shtetet e zonës Schengen, disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian vazhdojnë të kenë hezitime sa i përket kësaj çështjeje.

Mobi Casa

Prandaj institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar përkrahjen e Francës, të Holandës, të Gjermanisë e të Spanjës, të cilat ende nuk kanë një qëndrim definitiv nëse duhet të votojnë pro heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

Zyrtarët qeveritarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës shprehen të bindur se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian brenda këtij viti do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.