FIDANISHTJA

Kush i ka gërshërët?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Esad Dujaka – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrugë për Nju- Jork, ndaloi në Vjenë ku u takua me presidentin e Austrisë, Aleksandër Van der Bellen. Ani pse agjencitë nuk raportuan, lajmin e plasoi si zakonisht e intensivisht, siç është mësuar ta bëjë përherë presidenti ynë, shpejt e shpejt në faqen e vet në FCB, madje interesant pa asnjë gabim gjuhësor!

Pasi lajmi ishte i shkruar shpejt e shpejt, ndoshta në avion rrugës mbi Oqean duke shkuar te Trumpi i nderuar, ky presidenti ynë, që dha aq shumë e krejt çka pati për Kosovën e lirë e të pavarur e të hapur nga të katër anët (e jo si Rugova – vetëm nga Shqipëria e Serbia), nuk na e tha asnjë fjalë se si e priti homologu austriak idenë zulmmadhe për “korrigjim të kufirit” e as për “dhuratat e Rankoviqit”… Po ma merr mendja se z.Van der Bellen nuk merret me kufij të Ballkanit, pasi ai si president është zotëri në postin e nderit dhe se e kryen punën e vet që ia ka caktuar kushtetuta e vendit dhe nuk hyn lakrave…Austriaku i urtë dhe i mençur, është figurë unifikuese, reprezentative, kurse ata të tjerët, që nga kancelari e qeveria, i kryejnë punët më të rënda dhe më me përgjegjësi…

Mobi Casa

Shqipëria e marihuanizuar për tërë Evropën
Po nejse, Austria është shtet me tradite qindra vjeçare dhe kur dëgjon për “korrigjime të kufijve” në Ballkan habitet dhe e ka të vështirë t’ia qëllojë saktësisht kush me kënd po luan këtu, apo dy liderë ballkanas luajnë me ndjenjat e popujve të vet, duke mos ua thënë asnjëherë të vërtetën lakuriqe, sado e dhembshme që mund të jetë. Pra, në Ballkan (nga Danubi e tutje teposhtë) këto kohëve të përçudshme mund të biesh në mbrëmje në gjumë shëndoshë e mirë, por në mëngjes të zbardhë drita në një shtet tjetër, me ushtarë të huaj e me president që nuk e flet gjuhën tënde… Avioni me presidentin tonë, që e kapërceu Oqeanin, me presidentin tonë që e ka bërë mendjen një të bëjë paqe me Serbinë me çdo kusht, duke “qepur” kufij të rinj së bashku me Beogradin, sigurisht se ai dhe këshilltarët e tij shumë të zotët që i ka, ia kanë përgatitur një fjalim të zjarrtë, kuptimplotë, diplomatik fund e krye, që do ta hutojë edhe vetë presidentin amerikan Donald Trump, e cili do t’ ia rrahë krahun e majtë, apo të djathtin, kjo s’ka rëndësi dhe do t’i thotë djalit nga Broja, edhe këto (anglisht): ” “Korrigjoni zotëri , e qepni kufij se shumë telashe na keni nxjerrë tash e sa dekada ju ballkanasit…Njëherë Shqipëria e marihuanizuar për tërë Evropën, Greqia në borxhe deri në fyt, Mali i Zi i rrezikuar nga Rusia dhelpuroshe, Maqedonia me emër e pa emër më në fund theu kurrizin, por pa shqiptarët si komb shtetformues….”

E pse të mos e propozojmë president të përjetshëm?
Dhe, çkrrap e çkrrap fotoreporterët e fotot do të marrin dheun e do të vijnë gjithandej edhe në Prishtinë – me epitetin si NGJARJE HISTORIKE – presidenti amerikan Donald Trump priti dhe bisedoi ( për çka kjo do të merret vesh më vonë) me presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi nga Broja, i cili kurrë deri më sot në jetën e vet thotë se nuk ka dështuar dhe se dështimi për të është diçka e panjohur… E pse të mos e propozojmë president të përjetshëm? Mendoni mirë, se ia vlen – ai na i solli të gjitha, madje edhe DINJITETIN, të cilin për habi po na e lëndon pa të drejtë edhe kryeministri i vendit, z. Ramush Haradinaj, se si ne të tjerët gjoja s’ paskemi bërë asgjë para, gjatë e pas luftës, pos që paskemi marrë ikën për Bllacë e për Shqipëri, prandaj as që e merituakam e aq më pak të mundohemi e të mendojmë e të flasim ndryshe siç na e garanton kultura demokratike, e lëre më të propozojmë diçka që është ndryshe nga ajo që thonë Thaçi, Veseli e Haradinaj… S’më mbetet tjetër pos t’ju përshëndes me “korrigjime kufijsh”: Të mirë u pafshim te Molla e Kuqe!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.