Mobi Casa

Fajon optimiste se Parlamenti Evropian do votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Parlamenti Evropian pritet që sot të votojë rekomandimin për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Votimi nga Parlamenti Evropian do t’i hapë rrugë fillimit të bisedimeve me vendet anëtare të BE-së për këtë çështje.

Negociatat do të drejtohen nga raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.

Fajon shprehet optimiste që Parlamenti Evropian do votoj në favor të Kosovës.

Mobi Casa

“Parlamenti Evropian pritet të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Komiteti LIBE, më 30 gusht ka votuar në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, më 18 korrik, Komisioni Evropian bëri një rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se Kosova kishte përmbushur të gjitha obligimet e saja./Indeksonline/