Kuvendi t’i thotë stop aventurës së Thaçit për ndarje të Kosovës
Kuvendi i Kosovës pritet që të mblidhet dhe të diskutojë këtë të martë, në seancë të jashtëzakonshme, lidhur me deklarimet dhe angazhimin publik të presidentit Thaçi për shkëmbim dhe korrigjim të kufijve të shtetit të Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë, një temë që ka zgjuar shqetësim të madh tek opinioni i gjerë publik e politik, tek qytetarët e Kosovës, por edhe reagime kundër shteteve mike të Kosovës.
Guraziu: Hashim Thaçi po mundohet të gjithëve t’ua mbyllë gojën dhe ka nisur shantazhi përmes përgjimeve
“Kuvendi përfundimisht duhet ta shkarkojë dhe ta zhveshë nga të gjitha përgjegjësitë shtetërore dhe politike presidentin kontrovers, Hashim Thaçi. Ta vërë para drejtësisë dhe të dërgojë në burg atë dhe bashkëpunëtorët e tij për shitjen dhe kontrabandimin e territoreve të shtetit të Kosovës dhe tradhtisë së lartë ndaj vendit dhe atdheut”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”
Kuvendi i Kosovës pritet që të mblidhet dhe të diskutojë këtë të martë, në seancë të jashtëzakonshme, lidhur me deklarimet dhe angazhimin publik të presidentit Thaçi për shkëmbim dhe korrigjim të kufijve të shtetit të Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë, një temë që ka zgjuar shqetësim të madh tek opinioni i gjerë publik e politik, tek qytetarët e Kosovës, por edhe reagime kundër shteteve mike të Kosovës.
Tani një çështje që shtrohet nga analistët politikë dhe qytetarët është se a do të jetë vërtet në gjendje Kuvendi i Kosovës të ndalë aventurën e Hashim Thaçit për ndarje të Kosovës përmes të ashtuquajturit “korrigjim e këmbim” të territorit kosovar dhe të kufijve?
Analistët thonë se mund të dështojë edhe Kuvendi në këtë mision historik të ndalimit të presidentit në veprime kundër kushtetuese vjen e bëhet akoma më i madh pasi që paraprakisht kanë nisur të shantazhohen politikanët përmes përgjimeveincizimeve, siç është rasti i Limajt për 3 milionët e “kërkuar” për tender nga koha kur ishte ministër i MTPT-së, vetëm e vetëm për t’ua mbyllur gojën për të bërat apo të pabërat e tyre, si dhe të heshtin e të nënshtrohen për ndarjen e Kosovës. Tanimë lojë e llojit të vet mashtrues shihet nga analistët politikë edhe kundërshtimi i Haradinajt ndaj Thaçit, me të cilin edhe është në qeverisje. Një nga opsionet më reale të shpëtimit të shtetit nga pazaret e dëmshme të presidentit, sipas analistëve, shihet shkarkimi i tij, por nëse nuk bëhen votat, atëherë do të duhej që qeveria të dorëhiqet e t’u hapet rruga zgjedhjeve të reja për ta shpëtuar vendin, sepse ndryshe çdo marrëveshje me Serbinë para njohjes reciproke rrezikon sovranitetin e shtetit të Kosovës
“Muhalifet” e Hashimit rreth ndarjes së Kosovës
Deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, theksoi për “Kosova Sot” se debati në seancën e kërkuar nga opozita për këtë temë do të jetë test historik i politikës dhe institucioneve në kohën kur nga veprimet e presidentit po vihet në rrezik sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit.”Ne si Kuvend do ta kryejmë detyrën tonë kushtetuese, ne si LDK kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme, e cila e ka një pikë të vetme:Ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit! Çdo vendim lidhur me këtë çështje merret vetëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës, veprimet tjera jashtë këtij institucioni janë jokushtetuese!”, theksoi Rugova për gazetën. Angazhim serioz në Kuvend, për ta parandaluar veprimin e dëmshëm të Thaçit, premton edhe deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën.”Ditët e fundit po befasohem se si opinioni i gjerë, politikanë, media, shoqëri civile dhe diplomatë merren nga mëngjesi deri në mbrëmje me “muhalifet” e Hashimit rreth ndarjes së Kosovës! Hashimi vërtet është trap, por jo deri në atë nivel sa mos ta dijë sikur ne të tjerët se ndarja e Kosovës, shkëmbimi i territoreve apo korrigjimi i kufijve etj., nënkupton luftë të re në Gadishullin Ilirik (Ballkan). Loja e Hashimit me këtë temë po ma kujton thënien popullore “Kur s’ke punë, luaje derën!!!”, theksoi deputeti Berisha për “Kosova Sot”. Mirëpo, analistët politikë nuk e përjashtojnë rrezikun që i kanoset Kosovës, duke ditur dhe njohur dinakërinë e veprimit të Hashim Thaçit.
ZEQA: PO PËRDOREN FORMAT E SHANTAZHIT NDAJ POLITIKANËVE TË CAKTUAR PËRMES PËRGJIMEVE/INCIZIMEVE
Sipas analistit politik, Florim Zeqa, nëse nisemi nga numrat në Kuvend duket punë e lehtë ndalimi i aventurës së Thaçit për ndarje të Kosovës përmes të ashtuquajturit “korrigjim e këmbim” të territorit kosovar dhe të kufijve, por veprimi me prapaskena të tjera paraqet rrezik serioz. “Mirëpo, zhvillimet e fundit në skenën politike kosovare e vështirësojnë një gjë të tillë! Janë format e shantazhit ndaj politikanëve të caktuar përmes përgjimeve/incizimeve, siç është rasti i Limajt për 3 milionët e kërkuar për tender nga koha kur ishte ministër i MTPT-së, vetëm e vetëm për t’ua mbyllur gojën për të bërat apo të pabërat e tyre, si dhe të heshtin e të nënshtrohen për ndarjen e Kosovës. Fakti se këto incizime nuk u nxorën më herët, por pikërisht tani, kur po tentohet të arrihet një marrëveshje kinse përfundimtare Serbi-Kosovë, përmes ndarjes territoriale, e dëshmon rrjeti i shantazhit i Hashim Thaçit me agjentët e tij të UDB-së ndaj oponentëve politikë. Pak më tepër se lojë politike duket edhe kundërshtimi i Ramush Haradinajt ndaj Thaçit, me të cilin janë në bashkëqeverisje. Apo ndoshta është duke u përgatitur skenar tjetër ndaj Haradinajt nga ana e Thaçit!? (Mos) shkarkimi i Thaçit në Kuvend e nënkupton dorëheqjen e Qeverisë dhe anasjelltas. Më i lehtë është parandalimi sesa kthimi në gjendjen paraprake! Më lehtë dhe më shpejt se SHBA-ja, Gjermania, Anglia apo secili shtet i veçantë, Hashim Thaçin në aventurën e tij mund ta ndalin qytetarët e Kosovës, duke e larguar nga procesi negociator, për shkak të rrezikut të madh që paraqet ai për vendin, duke i marrë parasysh deklarimet për ndryshim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe pse punë e vështirë për shkak të konstalacionit të forcave politike, do të duhej që Kuvendi i Kosovës në seancën e së martës, të thirrur nga opozita, ta zhveshë plotësisht Hashim Thaçin nga përfaqësimi i Kosovës në bisedimet me Serbinë, e deri në shkarkimin e plotë të tij nga posti i presidentit të shtetit. Pasi një gjë e tillë do të marrë edhe pak kohë, derisa kryeministri Haradinaj të vetëdijesohet ose të ndërrojë qëndrim në raport me presidentin e shtetit dhe dialogun në veçanti! Ndryshe, çdo marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke e rrezikon sovranitetin e shtetit tonë dhe e forcon Serbinë në Kosovë”, është shprehur ai.
QARRI: THAÇIT T’I TREGOHEN DYERT E BURGUT
Njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri, thotë se përfundimisht ka ardhur koha që për shitjen e tjetërsimin e territoreve të vendit dhe tradhtitë e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës, jo vetëm Hashim Thaçit, por edhe mbështetësve të tij në PDK dhe jashtë saj, t’u tregohen dyert e burgut.”Të mos përdorë më vetëm Serbia kërcënimet ndaj tij, me akuza nëpër Gjykata Speciale për realizimin e interesave të saj, por Kosova të ngrejë padi të njëmendtë kundër Hashim Thaçit & Co për shitjen dhe tjetërsimin e territoreve të vendit, deri në tradhti të lartë kombëtare ndaj atdheut. Ka më se një vit që vetë presidenti i Serbisë, në emër të të ashtuquajturit “dialog i brendshëm” për Kosovën, u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që të jenë të vetëdijshëm se shtetet më të mëdha dhe shumica e vendeve botërore e kanë pranuar Kosovën shtet të pavarur dhe legjitimitetin e Pavarësisë së saj, e ka vërtetuar qysh në vitin 2010 edhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, ndaj nuk të marrin atë që kanë humbur me luftë dhe me ligje ndërkombëtare, më se dy dekada më parë. Por, përkundër qëndrimit realist të Aleksandar Vuçiqit ndaj popullit të vet, vetëm një vit më vonë, humbjen e Serbisë po e lufton me të gjitha mjetet dhe mundësitë, duke ngritur në këmbë edhe SHIK-un dhe gjithë bashkëpunëtorët e UDB-së, ta kompensojë kompromisziu – Hashim Thaçi, i cili pas shitjes së 2500 hektarëve tokë në bazë të marrëveshjeve GligorovMillosheviq IRJM dhe 8300 hektarëve të tjerë Malit të Zi, tani nxiton t’i falë edhe Serbisë hiç më pak se 1/3-ën e Kosovës me shpresën se ajo do të tërheqë akuzat ndaj tij në Gjykatën Speciale. Ndaj në këto momente kaq dramatike për fatin e Kosovës Kuvendi përfundimisht duhet ta shkarkojë dhe zhveshë nga të gjitha përgjegjësitë shtetërore dhe politike presidentin kontrovers, Hashim Thaçi. Ta vërë para drejtësisë dhe të dërgojë në burg atë dhe bashkëpunëtorët e tij, për shitjen dhe kontrabandimin e territoreve të shtetit të Kosovës dhe tradhti të lartë ndaj vendit dhe atdheut”, theksoi analisti Gani Qarri. Madje ai thotë se para drejtësisë duhet të vihen edhe udhëheqësit e tjerë të PDK-së, të cilët janë dëshmuar si mbështetës të tradhtive të hapura të Hashim Thaçit në shitjen dhe tjetërsimin e territoreve të vendit dhe pjesëve të tëra të Kosovës, siç po ndodh edhe këto ditë me mbështetjen e tendencës së Hashim Thaçit nga disa sosh edhe për dhënien e 1/3-ës së Kosovës, shtetit të deridjeshëm okupator- Serbisë së Milosheviqit.
KELMENDI: HUMBJA E UJMANIT, E MITROVICËS DHE E ‘TREPÇËS’, SIKUNDËR DHE FORMIMI I NJË ASOCIACIONI NGA POLITIKA E THAÇIT, SHPIEN NGA SHKATËRRIMI PËRFUNDIMTAR I VENDIT
Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, theksoi për “Kosova Sot” se procesi i filluar nga Thaçi dhe Vuçiqi bart në vete rreziqe jashtëzakonisht të mëdha dhe mund të shpie nga ndarja shumë e dëmshme e territorit të Kosovës. “Faktet që e kanë shtyrë Thaçin në një rrugë të tille janë të duarnduarshme. Ato shkojnë nga një skaj në skajin tjetër, të gjitha të dëmshme. Me korrigjim të kufijve nënkuptohet një vijë tjetër kufitare. Ajo shpie kah tërheqja e re e vijës kufitare midis Kosovës dhe Serbisë. Që në fillim duhet thënë qartë dhe prerë se humbja e Ujmanit, e Mitrovicës dhe e Trepçës, sikundër dhe formimi i një Asociacioni, kuptohet për komunat tjera të organizuara nga politika e Thaçit, shpie nga shkatërrimi përfundimtar i vendit. Nuk mendoj se duhet të korrigjohen kufijtë para se të zgjidhet çështja e dëmeve të luftës, para se të bëhet dëmshpërblimi dhe të përgjigjen tërë kriminelët serbë për gjenocid. Në Kosovë dhuna ndaj shqiptarëve është bërë një dhunë e egër gjenocidale. Qëllimi i Serbisë ka qenë serbizimi i Kosovës”, theksoi Muhamet Kelmendi. Sipas Kelmendit, çështjet kontestuese, të hapura me Serbinë, mund të zgjidhen si duhet vetëm pas njohjes paraprake reciproke mes dy vendeve.”Një rrugë e tillë e përcjell me njohjen e shtetit të Kosovës krijon një taban shumë më real edhe vijat e reja kufitare në të ardhmen. Por, pse tash. Janë disa qëllime: Z. Thaçi po përpiqet të arrijë me çdo mjet të ikë nga çfarëdo përgjegjësie e mundshme. Me atë tentohet të tërhiqet një vijë ku do të bëhet në bazë të popullit të një vendi. Dëshiron të arrijë marrëveshje për gjoja paqe të qëndrueshme në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Me atë marrëveshje humb funksionaliteti i shtetit dhe vendi shndërrohet në një situatë ku nuk ka lidhje në mes veti si tërësi dhe ndarja bëhet e domosdoshme”.
BADALLAJ: VETËM TRAZIMI I POPULLIT NË PROTESTA GJITHËPOPULLORE DO TË REHATOJË VENDIN NGA KY GRUP KRIMINAL: HASHIMI I BROJËS, KUMBARA I TIJ, ALEKSANDAR VUÇIQI, EDVIN KANABISI DHE KRUSHKU DHE KOPILI I UDB-SË, I SERBISË FASHISTE, QË PAGUHET ME PARA, BATON HAXHIU!
Analisti politik Reshat Badallaj i ka thënë gazetës se me kohë ka thënë që Hashimi i Brojës është i lindur dredharak dhe matrapaz, prandaj është shumë i aftë për gjëra të pista, dredhi dhe maskarallëqe, që të gjitha të arriturat deri më tani nuk i ka bërë aspak me dije dhe aftësi, por me dredhi dhe mashtrime, prandaj tani është koha që Kuvendi t’i thotë stop ose do t’i thotë populli. Ai pret që edhe miqtë ndërkombëtarë në momentin e fundit do të dalin kundër Thaçit dhe ta ndalojnë atë. “Amerika dhe Gjermania do ta ndalin këtë matrapaz, sepse këto dy vende nuk mund të shkelin mbi gjakun e popullit të Kosovës, kurse në mënyrë legale këto mund të thonë: “Ne nuk përfshihemi në palët në bisedime” dhe ka metoda që brenda natës këtë gomar e kapin për veshi dhe ia tregojnë vendin. Mirëpo, shpresa e fundit për t´u dhënë fund pazareve të këtij shpirtziu dhe këtij matrapazi është trazimi i popullit në këmbë në protesta gjithëpopullore deri në theqafje dhe atëherë do të rehatohet vendi nga ky grup kriminal: Hashimi i Brojës, kumbara i tij, Aleksandar Vuçiqi, Edvin kanabisi dhe krushku dhe kopili i UDB-së, i Serbisë fashiste, që paguhet me para, Baton Haxhiu”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot”. Edhe përkundër pyetjeve për Baton Haxhiun për të dhënë versionin e tij, ai nuk i ka kthyer përgjigje gazetarit.
Shantazhet me incizime
Analisti Ragip Guraziu thotë se tanimë Hashim Thaçi po sillet si i mbifuqishmi mbi të gjitha institucionet e Kosovës dhe rreziku nga veprimet e tij, pamundësia e ndalimit në këto veprime të dëmshme, është i madh dhe nuk është për t’u nënçmuar, sepse ai e përdor edhe shantazhin si mjet të arritjes së qëllimit.”Po mundohet të gjithëve t’ua mbyllë gojën dhe ka nisur tani të shantazhohen disa politikanë përmes përgjimeve, incizimeve mu në kohën që po i konvenon presidentit Hashim Thaçi, që për t’i pasur duart e lira për ndarjen e Kosovës,si të jetë Kosova e gjitha e tij, tapi e babës. Tani kanë nisur të shantazhohen edhe politikanët përmes përgjimeve/incizimeve, siç është rasti i Limajt për 3 milionët e kërkuar për tenderë nga koha kur ishte ministër i MTPT-së, vetëm e vetëm për t’ua mbyllur gojën, për të bërat apo të pabërat e tyre, si dhe të heshtin e nënshtrohen për ndarjen e Kosovës dhe këto incizime nuk u nxorën më herët, kur policia dhe prokuroria më herët, por pikërisht tani, kur po tentohet marrëveshja përfundimtare me Serbinë përmes ndarjes së Kosovës”, theksoi analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”. Mirëpo, është analisti politik, Bislim Aliu, i cili kërkon që o tani o kurrë deputetët të jenë vetvetja dhe të vendosin në interesin e përgjithshëm që të shkëputen nga sunduesit e tyre të inkriminuar.”Pa dyshim Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta ndalë aventurën shumë të rrezikshme të Hashim Thaçit, për ndarjen e Kosovës, përmes të ashtuquajturit “korrigjim e këmbim” të territorit kosovar dhe të kufijve, edhe pse në anën tjetër kanë nisur shantazhet e politikanëve, përmes përgjimeve – incizimeve, siç është rasti i Fatmir Limajt për 3 milionët e kërkuar, kinse për tender nga koha kur ai ishte ministër i MTPT-së. Kjo bëhet vetëm e vetëm për t’ua mbyllur gojën, për të bërat e tyre, por edhe që heshtin e nënshtrohen për ndarjen e Kosovës. E, tani edhe mund të pyesim pse a thua këto incizime nuk u nxorën më herët, por pikërisht tani, kur po tentohet marrëveshja përfundimtare me Serbinë përmes ndarjes së Kosovës? Kjo bëhet sepse me të vërtetë shantazhi është mjeti kryesor dhe i preferuar i Hashim Thaçit dhe i agjentëve të tij të UDB-së, ndaj oponentëve politikë apo apolitikë”, është shprehur ai për gazetën.
Qytetarët kërkojnë nga deputetët të jenë në nivel të detyrës kushtetuese
Qytetarët e anketuar nga gazeta e shohin të dëmshëm dhe aspak real planin për shkëmbim apo korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, që po e trumbeton hapur presidenti Thaçi, dhe kërkojnë nga Kuvendi që në seancën e së martës të ndërmarrin veprime të qarta kushtetuese, ta ndalojnë atë.”Një mendim të tillë e ka qytetari Bajram Jupolli. Mua më duket joreale ideja e Hashim Thaçit për shkëmbim territoresh, sepse Kosova është shtet sovran, e pavarur dhe e ka territorin e vet kompakt, në të cilin është shpallur si shtet dhe njohur ndërkombëtarisht, i ka kufijtë dhe flamurin e vet me të cilin identifikohet edhe tërësia territoriale, kështu që nuk ka nevojë të hapet ideja e shkëmbimit të territorit me asnjë vend tjetër”, theksoi Bajram Jupolli për “Kosova Sot”. Edhe qytetari tjetër, Bajram Baftiu, thotë se deputetët, pavarësisht dallimeve politike, nuk duhet të lejojnë këtë herë që presidenti të shkojë në bisedime, ku do të nënshkruhen marrëveshje në dëm të Kosovës.”Është e kuptueshme që kur vjen deri te normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy shteteve të dala nga lufta çështja e korrigjimit të ndonjë pjese të pikave ndarëse kufitare edhe mund të jetë temë bisedimesh demarkimi i kufirit mes dy shteteve, por kurrsesi shkëmbim territoresh dhe ndarje në kuptimin maksimal të fjalës, sikur që po pretendohet tani”, është shprehur Baftiu.
(Kosova Sot)


