UBT

Institucionet kanë bërë pak për të pagjeturit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të anketuari thonë se është për keqardhje se si ndërkombëtarët fillimisht e më pas edhe institucionet e Kosovës që nga paslufta e deri sot kanë bërë shumë për afro 1700 të pagjeturit e luftës së fundit.

Shyqyri Nici mendon se shteti i Kosovës nuk bëri mjaft që të zbardhet fati i të pagjeturëve. “Fillimisht ishte faji i UNMIK-ut më pas i EULEX-it. Kurse pas pavarësisë së vendit faji është i qeveritarëve tanë”.

Ilmi Kosumi shprehet se është për keqardhje që shteti ynë bëri shumë pak për të pagjeturit që janë afro 1700 sish. “Ata për fat të keq përmenden vetëm një herë në vitë në Ditën Botërore të të pagjeturve e më pas mbeten në harresë”.

ARKATANA

Bislim Beqiri thotë se është për keqardhje që në bisedimet me Serbinë asnjëherë nuk është hapur për debat fati i të pagjeturve. “Kjo do të duhej që të ishte pika e parë e bisedimeve Kosovë-Serbi, e jo sikurse që është injoruar deri më tash”.

Erzen Zejnullahu thekson se shteti i Kosovë nuk ka bërë sa duhet për fatin e të pagjeturve sepse kanë mundur që të bëjnë shumë më tepër. “Veçanërisht kjo çështje ka qenë dashur që të debatohet në takimin e presidentit Hashim Thaçit me Aleksandar Vuçiqin që po mbahen në Bruksel”

(Kosova Sot)