UBT

Zbuloni sa të shëndetshme janë stikat dhe ndikimin e tyre në yndyrna

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është e vështirë të krahasosh vlerat ushqyese të frutave të thata, sikurse bajamet arrat e të tjera me radhë, por stikat janë në krye. Vetëm një porcion prej 30 gr stikash ofron më shumë sesa 30 vitamina, minerale dhe super ushqyes të tjerë.

Një nga gjërat më të mira të frutave të thata në përgjithësi është pasuria me minerale, e cila është vitale për funksionim korrekt të trupit tonë. Edhe pse janë të yndyrshme, stikat janë të shëndetshme dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave në stomak.

Stikat janë një burim i pasur vitaminash të grupit B, që janë themelore për sistemin nervor, masën muskulare, humorin e mirë dhe ofrojnë energjitë e duhura për të luftuar infeksionet. Ato gjithashtu janë ndër më të pasurat me proteina (dhe yndyrna të shëndetshme) mes frutave të thata, pra, janë shumë të mira për të ruajtur nivelet e gliceminës dhe insulinës.

Sipas studimeve, stikat janë klasifikuar si ushqimet me sasinë më të madhe të aktivitetit antioksidues, duke lënë pas vetes 100 ushqime të tjera, që vlejnë të përmenden ne këtë aspekt. Antioksidantët ndihmojnë parandalimin e dëmeve të radikaleve të lira, duke i shpëtuar kështu qelizat dhe duke parandaluar plakjen dhe sëmundjet.

Hidromorava

E fundit, por jo më pak e rëndësishme: stikat janë të pasura me fibra që kënaqin oreksin njëlloj me të njëjtën përmbajte, që ka një porcion miell tërshëre.

Nëse ngrënia e sasive tepër të mëdha me stika do të thotë “një thes” me kalori, lajmi i mirë është që proteinat, yndyrnat e mira dhe fibrat që ato përmbajnë janë ushqyes, që përmbushin nevojat e trupit në një mënyrë të tillë sa vështirë të hash shumë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.