Eko Higjiena

Haradinaj: Personat e pagjetur, plagë e hapur e shoqërisë kosovare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, e cila filloi me Marshin Përkujtimor nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe vazhdoi përgjatë Bulevardit ‘Nënë Tereza’.
Më pas, Haradinaj ka vendosur kurora lulesh te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haradinaj ndër të tjera tha se “Personat e pagjetur janë plagë e hapur e shoqërisë kosovare”.

UBT

Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, të organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, morën pjesë presidenti Hashim Thaçi, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës, organizata vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.