Mobi Casa

Zyra e BE-së reagon ndaj Haradinajt e Veselit për sulmet ndaj prokurorit Blakaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar për sulmet e individëve të ndryshëm përfshirë krerët e shtetit ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj. BE-ja u ka bërë thirrje të gjithëve që të përmbahen ndaj sulmeve në adresë të institucioneve të sundimit të ligjit dhe prokurorëve.

Deklaratat e politikanëve kundër prokurorëve dekurajojnë të gjithë zyrtarët gjyqësore, shkruan zyra e BE-së, transmeton Gazeta Express.

BE-ja thotë se hetimet e Blakajt duhet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Kujtojmë, pas dorëheqjes së Elez Blakajt, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, e quajtën atë frikacak e të paguximshëm. Madje kryeministri e qujti edhe “hajn të pulave”.

Reagimi i plotë i BE-së:

Mobi Casa

BE po ndjek nga afër çështjen e prokurorit Elez Blakaj. Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, përfshirë prokurorinë, janë shumë të rëndësishme në këtë kontekst dhe duhet të mbrohen.

BE u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga ndonjë sulm kundër institucioneve të sundimit të ligjit, duke përfshirë çdo koment personal dhe shpifës ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve individualë.

Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve të Kosovës në këtë drejtim minojnë parimet kryesore të sundimit të ligjit. Për më tepër, ata gjithashtu dërgojnë sinjale dekurajuese për të gjithë zyrtarët gjyqësorë që merren me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme.

BE përsërit se hetimet në pritje duhet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit, pa asnjë ndërhyrje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.