UBT

Sundimi i mafio-politikës po e zbraz Kosovën

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Analistët politikë vazhdojnë të besojnë se Kosova po vazhdon të shndërrohet edhe më thellë në një vend apatie, kryesisht për shkak të politikanëve që nuk ngjallin shpresë te qytetarët. Ky mosbesim po krijohet duke parë mbijetesën dhe pasurimin enorm të njerëzve të politikës karshi qytetarëve të varfër, duke nisur dhe analizuar financimet e këtyre partive, që bazohen te mafiooligarkët e bizneseve dhe bizneset e dyshimta.

PASOJAT DRAMATIKE TË KEQQEVERISJES SË MAFIO-OLIGARKËVE

Badallaj: Tërë bandat politike janë në shërbim të mafisë

“Kosova është në duar të mafisë dhe gjithashtu edhe klasa politike në shërbim të mafisë dhe e inkriminuar në krim të organizuar e korrupsion. Kjo po ndikon drejtpërdrejti te qytetarët, që e kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë në vend, se një ditë do të ketë zhvillim dhe perspektivë”, tha analisti Naim Kelmendi

Analistët politikë vazhdojnë të besojnë se Kosova po vazhdon të shndërrohet edhe më thellë në një vend apatie, kryesisht për shkak të politikanëve që nuk ngjallin shpresë te qytetarët. Ky mosbesim po krijohet duke parë mbijetesën dhe pasurimin enorm të njerëzve të politikës karshi qytetarëve të varfër, duke nisur dhe analizuar financimet e këtyre partive, që bazohen te mafiooligarkët e bizneseve dhe bizneset e dyshimta.

Krejt kjo gjendje krijon bindjen se Kosova është realisht në duar të mafisë dhe e tërë klasa politike është në shërbim të mafisë, ndërkaq qytetarët po kërkojnë shpëtim sa më larg Kosovës. Sipas politologut Gurakuq Kuqi, drejtor në Institutin për Studime Politike dhe Mediale, Kosova ka shumë probleme thelbë- sore, të cilat nuk kanë dashur vetë partitë politike dhe shoqëria civile që t’i zgjidhin, siç është demokratizimi dhe liberalizimi i vendit, zhvillimi ekonomik, arsimi, etj. Sipas tij, këto lëvizje pozitive nuk janë bërë, pasi që këto zhvillime do t’i bënin qytetarët aq të vetëdijshëm, aq sa janë qytetarët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Holandës, Norvegjisë, etj., që të qeverisin dhe jo të sundohen nga kjo kastë, pastaj të mos bien pre e thirrjeve për vota në emër të së kaluarës.

Klientelizmi e rrënoi shtetin

UBT

Gurakuqi thekson për “Kosova Sot” se subjektet politike dhe shoqëria civile janë pro kësaj gjendjeje, pasi vetëm kështu mund ta mbajnë shtetin e kapur, të zhvatin paranë publike, të kenë njerëzit e tyre në çdo institucion dhe gjithçka të sillet rreth një grupi të vogël njerëzish. “Partitë politike madje duke krijuar klientelën e tyre të votuesve, disa me punësime në institucione, disa me shpërblime dhe fonde, disa me kërcënime, vjedhje të votave, e gjëra të tjera, sidomos PDK-ja, krijuan rrethin për vota të mjaftueshme që ata t’i mbajë në pushtet, dhe pjesën tjetër të qytetarëve t’i mbajë të dekurajuar. Sigurisht që kjo ngjalli apati të qytetarëve ndaj kastës politike e vetë shtetit të Kosovës, duke shkaktuar flukse të mëdha të emigrimit nga Kosova”, u shpreh ai. “Grupi i ngushtë që po udhëheq vendin i kanë futur qytetarët në trekëndëshin e Bermudeve: politika, kapja e shtetit, biznesi, duke i ngulfatur qytetarët dhe duke mos u lënë zgjidhje. Dalja nga kjo gjendje është, që populli të vazhdojë me ritmin e vetëdijesimit të saj si në zgjedhjet e 11 qershorit duke e kuptuar që pushteti dhe Kosova janë të tyre dhe politikanët janë të obliguar të punojnë për qytetarin dhe t’i japin llogari qytetarit. Qytetarët assesi të mos pranojnë që të korruptohen apo ndonjë formë tjetër zhvatje të përkohshme, sepse me një veprim të tillë, ai/ajo përfiton tani përkohë- sisht, por ia ka shkatërruar të ardhmen fëmijëve, nipave e mbesave të tija po saj, sepse veprimet e tilla kanë efekte afatgjata negative”, tha Gurakuq Kuqi, drejtor në Institutin për Studime Politike dhe Mediale, në bisedë për “Kosova Sot”.

Kriminalizimi i pushtetit

Analisti Skënder Mulliqi pohon se kjo klasë politike ka dështuar në shtetndërtim dhe mirëqenie, sepse e kthyen Kosovën në një vend të kontrabandës, të zhvatjes dhe të plaçkitjes së pronës shoqërore. “Nuk u luftua kurrë sa duhet krimi i organizuar dhe korrupsioni, sepse pushtetet e pasluftës ishin të implikuara tërthorazi ose direkt në korrupsion dhe krim. Kur pushtetet janë të kriminalizuar edhe partitë politike nga të cilët krijohen pushtetet nuk janë imunë karshi dukurive negative”, theksoi ai. “Oligarkët politiko -financiarë duke i ruajtur bizneset e tyre, kanë bërë që mos të kemi investime dhe investitorë të jashtëm, pa të cilat investime nuk kemi mundësi të kapërcejmë krizën ekonomike. E gjithë kjo ka bërë që qytetarët të varfërohen gjithnjë e më shumë. Po varfërohen dhe po kërkojnë shpëtim diku në shtetet Perëndimore”, tha Mulliqi për “Kosova Sot”.

Ai pohon se emigrimi i hapur dhe në heshtje ka marrë përmasa shqetësuese aq sa zbrazja e Kosovës po vazhdon e kësaj të keqeje nuk ka kush t’i dalë përpara. “Sundimtaret zaten edhe nuk i brengos shumë largimi i të rinjve, sepse me largimin e tyre e zbusin nivelin e lartë të papunësisë, në vend që të jetë e kundërta e saj”, potencoi Mulliqi.

Ai kërkon që organet e reja të pushtetit, të cilat do të formohen, të marrin të gjitha masat që më në fund proceset ti kthejnë për së mbari.

Financimi i dyshimtë i partive

Edhe analisti dhe publicisti, Naim Kelmendi, thekson se është fakt që partitë politike, që të gjitha nuk kanë treguar dhe ende vazhdojnë të mos tregojnë transparencë se nga financohen ato, e kjo do të ishte në interes të publikut, por disa nga to me siguri se bazohen te bizneset e dyshimta, te mafio-oligarkët, por edhe te mënyrat se si financohen partitë në rruge të paligjshme e nga para të pista, që nuk janë larg njëratjetrës. “Kjo ngjall dyshime për publikun, në anën tjetër këto parti politike nuk denjojnë të ngjallin shpresën te qytetarët e vendit, qoftë edhe gjatë fushatave elektorale, kështu që po krijohet pikëpamja sikur në Kosovë mbretëron një apati, e që këtë klimë apatie e kanë krijuar kryesisht partitë politike. Realisht është gjithashtu një bindje e krijuar se Kosova është në duar të mafisë dhe gjithashtu edhe klasa politike në shërbim të mafisë dhe e inkriminuar gjithsesi në krim të organizuar e korrupsion. Kjo po ndikon drejtpërdrejti te qytetarët që e kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë në vend, se një ditë do të ketë zhvillim dhe perspektivë”, tha Naim Kelmendi. Një gjykim të ngjashëm ka edhe Reshat Badallaj. “Qytetarët janë të pashpresë dhe kanë humbur besimin nga këta vagabondë që e kanë hetuar se po bëjnë pazaret se kush e merr pushtetin për interesa personale, dhe jo për interesa kombëtare e të qytetarëve. Tërë bandat politike janë në shërbim të mafisë, pa më të voglin dyshim, pa frikë e them, me fakte e bindje të plotë, se bandat politike dirigjohen dhe mjerisht komandohen nga këta mafioz të nëntokës dhe veprojnë”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.