ARKATANA

Dieta me panxhar: Një nga dietat më të mahnitshme dhe më efektive

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

A ju pëlqen panxhari? Dikujt i pëlqen e dikujt jo. Nëse jeni në grupin e parë, duhet ta dini se panxhari është ushqim i jashtëzakonshëm për humbjen në peshë. Përndryshe, nëse nuk ju pëlqen, duhet t’ia jepni një mundësi. Panxhari përmban shumë fibra e aspak yndyrë. Përmirëson tretjen, funksionimin e zorrëve dhe shton cilësinë e baktereve të dobishme në stomak.

KAFJALLI DHE DARKA

Filloni me një “smoothie” me një shije interesante dhe të shijshme. Është zgjedhje e duhur për në stomak të thatë dhe e forcon sistemin tretës. Përbërësit: 1 panxhar me madhësi mesatare, i prerë në copëza, Lëngun e një limoni, ½ e gotës ujë kokosi (125 ml), Pak kripë Himalaje. Përgatitja: Përzieni panxharin në blender dhe ia shtoni pjesën tjetër të përbërësve pak nga pak. E pini menjëherë. Megjithëse kjo sasi ju mban ngopur mjaftueshëm, mund të dyfishoni sasinë nëse vërtet jeni të uritur.

ZAMRA:

FIDANISHTJA

Pas kafjallit ose drekës, është me rëndësi të lini hapësirë për një zamër për ta shuar urinë. Në veçanti, është e rëndësishme të hani në orare të ndryshme të ditës me këtë dietë. Nëse ju, mund të hani diçka që nuk do të duhej. Përbërësit: 1 panxhar të madh, i prerë në copëza, 3 karota në madhësi mesatare, të prera në copëza të vogla, ½ e gotës ujë (100 ml), Lëngun e një limoni, 5 gjethe të mentës. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit dhe i konsumoni. Nëse dëshironi, mentën mund ta zëvendësoni për një erëz tjetër. Përsëri, mund t’i dyfishoni sasitë nëse jeni të uritur.

DREKA

Dieta me panxhar është shumë strikte, por, përkundër kësaj, drekën duhet ta përgatisni sa më komplete që është e mundur. Kështu, përfshini sallatë mirë të përgatitur për t’i thithur nutrientet që keni nevojë. Përgatitja: 1 panxhar mesatar, të prerë në copëza, 10 arra të prera në copëza, 10 shkopinj brokoli të zier, 2 karota të bluara, 1 mollë, e prerë në copëza, 1 pjesë të vogël djathë, i prerë në copëza (30 g). Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit dhe shtoni vajin e preferuar. Mund të shtoni kripë, piper apo ndonjë tjetër erëz për t’i dhënë sallatës ekstra shije.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.