United Hospital

Gashi: Thaçi mund ta sjell situatën tensionuese si në Maqedoni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tha se mund të eskaloj situata njësoj si në Maqedoni, në rast se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tregohet i papërgjegjshëm, duke mos i dhënë mandatin për herë të dytë, grupimit politikë që ka 61 vota.

“S’ka qare se e ka detyrë kushtetuese, përndryshe dështon me i realizu detyrat. Përndryshe, do të hynte në skenarin e Maqedonisë, ku do të detyrohen parti ose grupe politike që të marrin të drejtën e nominimit me një forcë demokratike. Edhe ato janë opsion, krejt janë të mundura nëse Presidenti është i papërgjegjshëm”.

Gashi duke përmendur opsionet që ka LDK-ja në tavolinë, tha se preferon opozitën, deri sa si preferencë të dytë e ka koalicionin me VV-në.

Eco Higjiena

Ai se përjashtoi as mundësinë kur LDK-ja do të hiqte dorë nga posti i kryeministrit.

“Në këto rrethana, LDK me VV do të ishte opsion i dytë i preferuar, për opsionin e parë, shkuarjen në opozitë. Opsioni i tretë me AAK e Nisma, ndërsa opsioni i katërt, do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse ku nuk do të ishin eksponentët kryesorë politikë, liderët e partive”.

Ai gjithashtu, përmendi nevojën që në LDK të ketë ndryshime, pas kësaj humbje që për të është më e rënda në histori të këtij subjekti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.