Hidromorava

Aktivitete kulturore kushtuar Ditës së Çlirimit të Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Biblioteka “Fan S. Noli” e qytetit, Gjilanit, është bërë një vend shumë tërheqës jo vetëm për lexim e studim, por është bërë vend i mrekullueshëm për organizime të ndryshme kulturore. Andaj, në kuadër të festimi të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, sot në Bibliotekën në fjalë është bërë hapja e ekspozitës së autorëve të vendlindjes. Në këtë eveniment kulturor është bërë shpallja e çmimit letrar “Beqir Musliu” si dhe promovimi i librit: “I tillë ishte Halushi”, (dëshmori i kombit – Ibrahim Uruqi) nga autori Nijazi Idrizi, zhegras.

Fillimisht, i pari i komunës, z. Lutfi Haziri tha se, në vigjilje të Çlirimit të qytetit tonë, Gjilanit, natyrisht nga sot, ne fillojmë aktivitete në nderim e respekt të gjithave familjeve të dëshmorëve, luftëtarëve e veteranëve të luftës, po ashtu edhe të kontributdhënësve tanë , të cilët, kohë të rënda, rezistuan ditë e natë për këtë ditë të bardhë. “Më vjen keq, që Nijazi Idrizi, si autor i veprës në fjalë, na mungon, i cili për arsye personale, ai gjendet në Turqi, por monografinë e Hushit do ta përurojmë shumë shpejt me një audiencë të njëjtë, edhe pse kemi dashur këtë eveniment ta lidhim me Ditën e Çlirimit të Gjilanit, për kontributin e madh që ka Hushi dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët kanë dhënë jetën për çlirimin e Gjilanit. Po shtoj edhe këtë se, drejtorit të bibliotekës së qytetit po ia bëjmë me dije nga sot, se kemi nisur qysh nga viti i kaluar, por definitivisht sivjet do të fillojmë procedurat për emërtimin e bibliotekës së qytetit me emrin e Beqir Musliut, një emër i madh i kulturës tek ne, por, duke ruajtur emrin e “Fan S. Nolit” në Bibliotekën Regjionale.

Gjilani, nga tash ka Bibliotekën, por me emërtimin “Beqir Musliu”, i cili na bën nder dhe na krenon, sepse ishte njeriu i madh i librave që e kemi pasur, por po i nderojmë, fatkeqësisht, pas vdekjes së tyre. Por, na duhet të punojmë në të gjitha dimensionet dhe, bashkë me ju do të bëjmë përpjekje gjer në fund që ta ndryshojmë gjendjen e arsimit dhe fushat tjera të jetës.

UBT

Po ashtu duhet ta them një gjë, se në dy vitet e mia të punës, kur njëherë u gjenda në mbrëmje në Bibliotekën “Fan S. Noli”, aty kam gjetur shumë fëmijë duke lexuar, por edhe shumë studentë duke studiuar. Besoni, tek unë ka qenë ndjenjë e gëzimit e pa përshkruar, ku në një ambient të ri, të rinjtë lexonin në të mirë të tyre.

Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit, faleminderit këtyre të gjallëve, të cilët janë të barasvlershëm dhe kontributdhënës ku nuk dallohen asnjëherë, sepse ata kanë sakrifikuar më të shtrenjtën e tyre, jetën për këtë liri që sot po e gëzojmë. Dhe do të vazhdojmë bashkë për një Gjilan më ndryshe, së paku më të mirë se sot”, shtoi në fund, z. L. Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast, në emër të jurisë, Labinot Berisha, studiues i letërsisë shqipe, publikoi fituesin e çmimit letrar “Beqir Musliu”, Ramadan Rexhepi (1940), një shkrimtar e publicist nga Kosova Lindore me qëndrim prej rreth dy dekadash në Skandinavi. Ky fitues ishte tregimtar, publicist, autori dramave dhe i shumë veprave të tjera. Në këtë eveniment kulturor pati edhe deklamime të poezive. Me këtë rast, vlen ta përmendim Elena Hajdari, shkollare e re, e cila i recitoi mjaft bukur poezinë “Kosova” nga Mitrush Kuteli./tefik selimi/rajonipress/