Elektrizuese
Dua Lipa me pantallona shkëlqen në Atlanta Aktualisht ajo është duke performuar për të bërë turmën për vete derisa është nisur në turin e saj botëror pasi që në muajin shkurt kishte fituar dy shpërblime te “BRIT Awards”.
Dhe kështu, Dua Lipa ishte përkujdesur që të ofronte një performancë për mbamendje për adhuruesit e saj të shumtë në një paraqitje elektrizuese në Atlanta, Gjeorgjia, ditën e shtunë.
Këngëtarja e hitit “IDGAF”, 22 vjeçe, shfaqi figurën e saj derisa kishte dalë pa sytjena në një komplet pantallonash xhinse, që kishte një veshje lart me detaje të ekspozuara. Me pjesën tjetër të dukjes si një palë xhinse nga vitet e nëntëdhjeta dhe me bel të thellë, ajo kishte shumë, shumë xhepa.
Duke qëndruar në skenë me stilin e saj retro, Dua kishte shtuar një palë atlete plot me ngjyra. Flokun e saj të shkurtë derisa kishte shtuar një shtresë të hollë grimi në çehren e saj.
(Kosova Sot)


