Fundamenti

Heshtja

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Poezi nga Arben Kurteshi

Një natë në errësirë
Më iku gëzimi,
Ditën mbretëron heshtja
Natën vjen trishtimi.

Çdo ditë qaj me lot,
Natën kam shumë frikë,
Nuk më besohet,
Të gjithë më kanë ikë.

Fundamenti

Lisat e mëdhenj m’u plakën,
Gurët më janë vjetruar,
Shtëpitë po rrënohen:
-Jam vend i mallkuar.

Por më ka mbetur shpresa
Vetëm kjo më mban gjallë
Se t’gjithë një ditë do t’kthehen
Ashtu si në përrallë.