Kush
Poezi nga Arben Kurteshi
Kush filloi punën
Që kurrë se përfundojë,
Kush e lejon mashkullin
N’shtëpi të sundojë?
Kush pritën në rend
Me vite për viza
Kush jep përgjegjësi
Sot për testin piza?
Kush po i qon fëmijët
Në shkollë n’ndrrim të tretë
E krijon gjenerata
Të pa aftë për jetë?
Çu bë kështu me ne
Natë e ditë ankim
Pa as një vëmendje
Kurrë pa një veprim?
Kush bëhet shkëndijë
Të nisë ortek të mirës
Kush don me ndritë vendin
I shkon pas dëshirës


