Mobi Casa

Sundimtarët në aksion për zhvatjen e meditjeve

/ 9 minuta lexim
Fundamenti

Që nga paslufta e deri më sot, të gjitha garniturat e qeveritarëve dhe të ligjvënësve kosovarë po i shpenzojnë paratë e buxhetit të vendit pandërprerë. Kjo po ndodh pa kurrfarë arsyesh, pasi që bëhen delegacione të mëdha së koti për të bërë udhëtime dhe shëtitje jashtë vendit.

“Në shumë raste të vizitave të tyre jashtë vendit ata po marrin me vete burra, gra, fëmijë, por edhe mundësisht po përpiqen që të sigurojnë fatura për të justifikuar shpenzimet enorme”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot”

Që nga paslufta e deri më sot, të gjitha garniturat e qeveritarëve dhe të ligjvënësve kosovarë po i shpenzojnë paratë e buxhetit të vendit pandërprerë. Kjo po ndodh pa kurrfarë arsyesh, pasi që bëhen delegacione të mëdha së koti për të bërë udhëtime dhe shëtitje jashtë vendit.

Analistët thonë se po qe se këta qeveritarë apo ligjvënës do të mendonin për shtetin dhe qytetarët, do të duhej urgjentisht të ndryshonin Rregulloren e Tarifave të mëditjeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit, do t’i ndalnin keqpërdorimet në emër të saj, do të kursenin buxhetin, dhe me ato para do të investonin në fushat ku qytetarët kanë më shumë nevojë. Andaj, sipas analistëve, kjo rregullore që 15 vjet ua mundësoi qeveritarëve, deputetëve dhe shërbyesve civilë të kenë mundësi të “sharritin” buxhetin dhe të krijojnë beneficione të paarsyeshme. Rregullorja e miratuar në vitin 2004, në kohën kur Kosova administrohej UNMIK-u, si një Mision i Kombeve të Bashkuara, u mbajt “gjallë” nga të gjitha qeveritë dhe legjislaturat, sepse ishte shumë dobiprurëse për ta. Analistët thonë se edhe kjo ka bërë që politikanët që udhëheqin shtetin e Kosovës që gati njëzet vjet kurrsesi të ngopen së gërryeri “minierën” e quajtur buxhet shtetëror. Ata thonë se sindroma e keqpërdorimit të parave të shtetit për lukset personale është përcjellë nga njëra qeveri te tjetra dhe ka lëshuar rrënjë thellë në institucionet publike, madje edhe tek zyrtari më i thjeshtë. Sipas analistëve, zyrtarët e shtetit po tallen dhe po i keqpërdorin paratë e qytetarit, i cili vuan pasojat e keqpërdorimeve të tyre, duke u përballur me mungesa të shërbimeve elementare që duhet t’ia ofrojë shteti e nuk ua ofron. Raportet e shpenzimeve për udhëtime zyrtare të viteve 2015-2017 tregojnë se nga buxheti i shtetit janë shpenzuar mbi 34 milionë euro, kryesisht në mëditje dhe akomodim. Vetëm në vitin 2017 për udhëtime jashtë vendit janë shpenzuar 4.7 milionë euro, për mëditje mbi 3 milionë euro, akomodim mbi 1.6 milion euro dhe shpenzime të tjera të udhëtimit 633 mijë euro. Për dreka zyrtare brenda vendit janë shpenzuar 2.9 milionë euro, ndërsa jashtë vendit 25 mijë euro. Shifra të përafërta janë edhe gjatë dy viteve paraprakë.

Miliona për dreka

Analisti politik Ali Hertica për “Kosova Sot” tha se vetëm qeveria ‘Haradinaj’ deri më tani ka shpenzuar 3 milionë euro dreka për politikanët e pangopur që udhëheqin shtetin e Kosovës qe gati njëzet vjet e kurrsesi nuk po ngopen nga plaçkitja dhe vjedhjet të të gjitha dikastereve së gërryeri “kuletën” e quajtur buxhet shtetëror.”Ky lloj sindrome i keqpërdorimit të parave të shtetit nga matrapazët politikë për lukset personale dhe të familjarëve të tyre e kanë përcjellë nga njëra qeveri te tjetra dhe ende po vazhdon si trend karriere, se cili më shumë po zhvat, ku e kanë rrënjëzuar thellë krizën në institucionet publike nga ata partonat e quajtur deri tek zyrtari më i thjeshtë”, u shpreh ai. “Duke e parë këtë kënaqësi hyjnore se si udhëheqësit e shtetit udhëtojnë me një kope këshilltarësh e asistentësh pas vetes, duke e shijuar luksin e hoteleve të shtrenjta dhe kthehen nga vizitat me xhepat e fryrë nga mëditjet që qytetari po mbush kuletën e tyre dhe pa ndonjë të arritur konkrete për të mirën e vendi, sepse ata vetëm bredhin dhe shëtisin pa pasur kurrfarë interesi për shtytjen e proceseve, sepse janë kope delesh”, vlerësoi Hertica.”Pavarësisht deklaratave politike të krerëve të shtetit se do të ketë kursime të buxhetit për shpenzimeve, mania e shpenzimeve për mëditje, akomodim, dreka nuk ndalet, por vetëm sa ju trashet luksi i fytit. Raportet e shpenzimeve për udhëtime zyrtare të viteve 2015-2017 tregojnë se nga buxheti i shtetit janë shpenzuar mbi 34 milionë euro, kryesisht në mëditje dhe akomodim për politikanë, të cilit po e degradojnë shoqërinë për qejfe të tyre, pa pasur kurrfarë rezultati pozitiv për shtetin. Buxheti i Kosovës vazhdon të shpenzojë miliona euro në këto kategori”, potencoi ai. “Bazuar në raportin e shpenzimeve të buxhetit për vitin 2016, për dreka zyrtare janë shpenzuar 2 milionë e 824 mijë euro, ndërsa për dreka zyrtare jashtë vendit ka shpenzuar 23 mijë euro”, ka thënë Hertica.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, janar-mars, nga buxheti i shtetit për udhëtime zyrtare janë shpenzuar 2.35 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shpenzimet për këtë kategori janë rritur për 27 për qind, apo nga 1.84 milionë në 2.35 milionë.

Mobi Casa

“Për mëditje të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit janë shpenzuar afër 400 mijë euro më shumë se në vitin 2015. Për këtë kategori shteti në vitin 2016 ka shpenzuar 3 milionë e 112 mijë euro, ndërsa në vitin 2015 kishte shpenzuar 2 milionë e 715 mijë euro. Por rasti i udhëtime jashtë vendit është si ishte rasti i fundit me Samitin e Sofjes”, u shpreh Ali Hertica për “Kosova Sot”

Abuzim me pozitën

Analisti politik Arsim Haziri tha për “Kosova Sot” se vizitat e liderëve apo funksionarëve dhe atyre të gjyqësorit më shumë shihen në karakterin privat sesa të asaj çfarë përfaqësojnë. “Politika aktuale, duke mos përjashtuar edhe atë të dikurshëm, asnjëherë s’ka qenë për zhvillim e konsolidim, prandaj Kosova ka mbetur pa të kaluarën, të tashmen, si dhe me këtë rrugëtim rrezikon ta devijojë edhe tëardhmen”, u shpreh ai.”Tashmë me këto veprime, kur kemi parasysh këtë metodologji të veprimit, vihet në shprehje shpërdorimi i buxhetit publik. Andaj kjo formë e qeverisjes gjithçka mund të jetë, mirëpo jo edhe mbrojtje e respektim i proceseve që produktet e tyre do të kishin karakter qytetar”, potencoi ai. Specialisti i fushës së integrimeve evropiane, Jeton Kelmendi, për “Kosova Sot” tha se vizitat e qeveritarëve dhe ligjvënësve tanë jashtë vendit janë vetëm fatura për të justifikuar shpenzimet kinse janë duke punuar për shtetin dhe shumica e tyre bëhen me qëllim të marrjes së mëditjeve të majme që janë duke prodhuar efekte negative për buxhetin dhe taksën e qytetarit dhe vendit.”E tëra kjo po tregon se bartësit e institucioneve të shtetit po frikohem se pushtetarët tanë një ditë do të shkojnë që të vizitojnë kudo që munden, me të vetmin qëllim që të marrin mëditjet e mëdha, qoftë nga Qeveria, Kuvendi apo institucioni gjyqësor”, ka thënë ai. Sipas Kelmendit, është për keqardhje që ky mentalitet i zyrtarëve nga një qeveri tek tjera nuk po ndryshon fare, sepse shteti është i kapur totalisht nga plaçkitës klasikë. “Ngase në shumë raste të vizitave të tyre jashtë vendit ata po marrin me vete burra, gra, fëmijë, por edhe mundësisht po përpiqen që të sigurojnë fatura për të justifikuar shpenzimet enorme që nuk i kanë bërë me taksat e qytetarëve tanë të varfër, ku këto takime janë thuajse zero me produkt politik për vendin, ngase asgjë nuk po i sjellin vendit për integrim apo zhvillim”, vijoi më tej ai.”Që e keqja të jetë më e madhe në shumë raste faturat po përpiqen që t’i gjejnë nga hotelet, ku nuk kanë qëndruar asnjë natë. Taksat e qeverisë dhe Kuvendit vilen dhe kështu veprohet vetëm që të kenë një mbulesë në letër për të gjitha shpenzimet”, potencoi Kelmendi.

Qytetarët duan rregull

Qytetarët tanë janë tejet të pakë- naqur me sjelljen e pushtetarëve dhe vizitat e tyre të shumta jashtë vendit. Ata thonë se qeveritarët tanë dhe ligjvënësit kosovarë po i shpenzojnëparatë e buxhetit të tatimpaguesve fare kot, me delegacione të mëdha dhe udhëtime jashtë shtetit dhe pa kurrfarë suksesi. Qytetari nga Prishtina, Gani Mehmetaj, për “Kosova Sot” tha se 34 milionë euro shpenzime edhe për SHBAnë janë shumë para, sepse jemi një shtet i vogël dhe me një buxhet të vogël. “As kategoria e luksit nuk e meriton të bëhet, sepse nuk e kemi atë standard që ta bëjmë një luks të tillë, përveç në rastet kur kjo është më se e domosdoshme se duhet bërë këtë në vizita”, theksoi ai. “Aq shumë vizita ndërkombëtare sikur e ngarkojnë buxhetin tonë dhe kjo tashmë po kalon në një shprehi të shëtitjeve dhe ekskursioneve të pushtetarëve tanë “, vijoi më tej ai. Kurse qytetari tjetër, po ashtu nga Prishtina, Agron Mustafa, për “Kosova Sot” tha se pushtetarët tanë po i shfrytëzojnë mundësitë ligjore të udhëtimit jashtë vendit, që ia kanë bërë vetes përmes ligjeve dhe po thirren në ato rregullore, duke ia përshtatur ligjet e udhëtimit jashtë vendit vetvetes. “Ata po shkojnë nëpër seminare jashtë vendit pa asnjë arsye dhe veç saj po rritet tej mase numri i delegacioneve jashtë vendit. Më shumë po shkojnë para në bileta të aeroplanëve dhe hotele që po keqpërdoren”, ka theksuar ai. Sipas Mustafës, këto vizita duhet ndërprerë dhe këto duhet që t’i lejojë vetëm një organ i veçantë, që me saktësi duhet ta vërtetojë se kush duhet të udhëtojë jashtë vendit.

(Kosova Sot)