ARKATANA

Unike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rita Ora, me kostum monokrom në Uells Ajo kurrë nuk ka frikë ta dëshmojë stilin e saj lozonjar.

Kështu, Rita Ora ka vazhduar me zgjedhjen e saj unike të veshjeve, duke vendosur në qendër të vëmendjes linjat e saj trupore kur u shfaq në skenë në ditën e dytë te “BBC Radio 1”, për “Biggest Weekend 2018” në Suansi, Uells. Princesha e muzikës pop, tashmë 27 vjeçe, linjat e saj sensacionale i kishte mbërthyer me një kostum pikant dhe mbathur kishte një palë çorapë rrjetë, derisa kishte kënduar disa nga hitet e saj për turmën.

Mobi Casa

Të pasmet pikante të Rita-s ishin në qendër të vëmendjes, derisa pos ngjyrave bardhezi në kostumin e saj, pak kontrast ngjyrash kishte shtuar si zakonisht me buzëkuqin e saj me ngjyrë të kuqe. Flokun e saj të verdhë e kishte rregulluar në një gjysmë bishtkali derisa kishte dhe një sërë aksesorë të artë.

(Kosova Sot)