KKVITI

Hoxhaj: Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën për rastin e Ivanoviqit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se katër muaj pas vrasjes së politikanit të Kosovës Oliver Ivanovic, Serbia vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Kosovën.

Kjo sipas zëvendëskryeministrit Hoxhaj po ndodh sepse Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë.

Mobi Casa

“Vrasja e Ivanoviqit ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet për të fshihen në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj më një postim në Twitter.